Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet deklaratë e rreme me pretendimin se Dua Lipa ka folur për flamurin serb

HIBRID

Faqja në Facebook me emrin “Gazeta Aktuale” ka publikuar dje (29 gusht) imazhin e Dua Lipës, këngëtares së famshme nga Kosova.

Imazhit të këngëtares shqiptare i është bashkangjitur edhe mbishkrimi që pretendon se Dua Lipa është deklaruar: As në ëndërr nuk e mbajë flamurin serb në dorë. Jam me gjak dhe shtetësi, shqiptare e Kosovës.

Megjithatë, hibrid.info pas hulumtimit, nuk ka arritur të gjejë fakte se një deklarim i tillë ka ardhur nga këngëtarja.

Siç duket autori i ka publikuar këto deklarimeve të pa baza duke dashur të ndërlidhet me veprimet e fundit të Rita Orës, këngëtares tjetër nga Kosova. (shih këtu)


Vegëza e postimit të publikuar nga “Gazeta Aktuale” në Facebook:

https://www.facebook.com/AktualeOfficial/posts/pfbid0NtLp4teBY8dq2AsXCGMof4SkmMdNXyW9Le5gkJ7vEcpRCx1p7sMeSsKwNuqbC9C8l


Hibrid.info ka bërë verifikime në profilet zyrtare të këngëtares në mediat sociale, Facebook dhe Instagram, por që nuk ka hasur në deklarimin e pretenduar nga faqja “Gazeta Aktuale”. (shih këtu dhe këtu)

Njëjtë edhe në ueb-faqen e këngëtares shqiptare, hibrid.info nuk ka gjetur deklarimin e pretenduar nga faqja në fjalë. (shih këtu)

Ndërsa edhe në kërkimin e bërë nga hibrid.info nëpërmjet makinës së kërkimit “Google”, rezultatet e kërkimit nuk shfaqin prova që mbështesin deklarimin e pretenduar të Dua Lipës, nga “Gazeta Aktuale”. (shih këtu)


Edhe dje (29 gusht) hibrid.info ka publikuar të artikull në lidhje me një deklaratë tjetër të pa bazë të Dua Lipës. (shih këtu)


Analiza:

Një faqe në Facebook me emrin “Gazeta Aktuale” ka publikuar imazhin e Dua Lipës me mbishkrimin që pretendon se këngëtarja shqiptare është deklaruar se as në ëndërr nuk do ta mbante flamurin serb në dorë.

Por që hibrid.info ka hulumtuar dhe nuk ka gjetur fakte apo dëshmi të besueshme, se një deklaratë e tillë ka ardhur nga këngëtarja.

Andaj edhe bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson publikimin si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere