Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Publikohet video-material i vjetër me pretendimin të paraqitet si mobilizim i Njësisë Speciale për zhvillimet e fundit në veri

FATBARDH DEMA

Faqja në Facebook “Njësia Speciale” ka publikuar dje (24 shtator) një video-material me mbishkrimin “Njësia Speciale blindon veriun e Kosovës”.

Këtë video-material, faqja e lartcekur është munduar ta paraqesë si pamje nga aksioni i djeshëm (24 shtator) i Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se video-materiali nuk i përket ngjarjeve të ditës së diel në veri të Kosovës, por e njëjta është gjetur e publikuar jo më herët se data 29 maj e këtij viti.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “Njësia Speciale”:

https://www.facebook.com/watch/?v=863230711902728

Ky video-material i publikuar dje (24 shtator) ka arritur të grumbullojë mijëra reagime e qindra komente.


Pas hulumtimit përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë video-materialin e njëjtë të publikuar me datë 29 maj në Facebook nga faqja e quajtur “Kosova”. (shih këtu)


Analiza:

Faqja “Njësia Speciale” në Facebook ka publikuar një video të vjetër në të cilën shihen disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës, me pretendimin se ajo u realizua gjatë aksionit të djeshëm (24 shtator) në veri të Kosovës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere