Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Pamjet nuk paraqesin fëmijët e plagosur në Gaza, video është realizuar në vitin 2019 në Siri

FATBARDH DEMA

Faqja në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe “Support for Erdogan from Presheva”, ka publikuar me datë 23 tetor një video-material në të cilin paraqiten pamje të dy fëmijëve të gjakosur në fytyrë.

Me anë të këtij video-materiali, faqja e lartcekur ngrit pretendimin se fëmijët janë palestinezë në Gaza dhe se janë plagosur si pasojë e sulmeve nga ana e Izraelit.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se video është e vjetër, e publikuar në vitin 2019 dhe se video-materiali është realizuar në qytetin Idlib në Siri.


Vegëza e video-materialit të publikuar në Facebook nga faqja “Support for Erdogan from Presheva”:

https://www.facebook.com/watch/?v=3473469736300515


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit dhe mediave sociale, hibrid.info ka arritur të gjejë video-materialin e njëjtë të publikuar me datë 6 dhjetor 2019. (shih këtu)

Video është publikuar në Facebook nga faqja e zyrtare e organizatës jofitimprurëse e dedikuar për dërgimin e furnizimeve mjekësore në spitalet siriane “Savethesyrianchildren.org”.


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se faqja “Support for Erdogan from Presheva” ka publikuar një video-material të vjetër të fëmijëve sirianë, me pretendimin e rremë se pamjet janë aktuale dhe paraqesin plagosjen e fëmijëve në Gaza.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë publikim si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere