Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Trendi aktual para zgjedhjeve paraqitet me anë të një sondazhi të rremë

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi     

Publikohet një imazh që pretendon se paraqet një sondazh, ku tregohet mbështetja elektorale ndaj subjekteve politike në Kosovë, para zgjedhje parlamentare të 9 shkurtit.

Kjo përmbajtje është publikuar dje (6 shkurt), në Facebook nga një faqe me emrin “Shadervani”, me pretendimin se paraqet trendin aktual para zgjedhjeve, (CET – Current Election Trend).

A është kredibil ky sondazh?

Hibrid.info ka gjetur se nuk ekzistojnë të dhëna që konfirmojnë se ky sondazh është kredibil.

Rezultatet e paraqitura në këtë sondazh të pretenduar janë: Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) –28%, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – 26%, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 24%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – Nisma Socialdemokrate 9%.

Hibrid.info ka hulumtuar përmes makinës së kërkimit, “Google”, duke kërkuar për artikuj që do të mund të paraqesin këtë sondazh apo të dhënat e pretenduara brenda tij. Por diçka e tillë nuk është hasur (shih këtu).

Gjithashtu, hibrid.info nërmjet kësaj makine, ka kërkuar për trendin aktual para zgjedhjeve, por asnjë nga rezultatet e këtij hulumtimi nuk konfirmojnë shifrat e paraqitura në përmbajtjen e paraqitur.

Rreth sondazheve

Një prej sondazheve është publikuar nga Valicon, një prej agjencive të hulumtimit në rajonin Adria. Në bashkëpunim me platformën e saj online Opinia.Club, Valicon ka realizuar sondazhin parazgjedhor për këtë proces zgjedhor.

Sondazhi tjetër (17 dhjetor) që u qarkulloi në media ishte nga kompania “UBO Consulting”, e cila sqaroi se sondazhi për partitë politike është bërë nga shërbimi OMNIBUS.

Hibrid.info ka verifikuar dhjetëra sondazhe të rreme e të vjetra që ishin të manipuluara me pretendimin të paraqiten si aktuale (shih artikullin këtu).


Analiza:

Pretendimi për publikimin e një sondazhi lidhur me subjektet politike për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, është i rremë.

Hibrid.info ka gjetur se të dhënat e këtij sondazhi nuk janë gjetur të publikuara në burime kredibile.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere