Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Titulli lë vend për interpretim se ngjarja ka ndodhur brenda territorit të Kosovës

HIBRID

Disa portale informative kanë publikuar sot (10 nëntor) një artikull me titull  “Futbollistët e Izraelit ballafaqohen me sulm gjatë rrugës për Prishtinë”.

Bazuar në komentet e postuara të lexuesve në Facebook ku edhe është ndarë artikulli, hibrid.info vlerëson se titulli i artikullit lë hapësirë për interpretime se ngjarja ka ndodhur në vendin tonë.


Vegëzat e artikujve të publikuar në “KlanKosova.tv” dhe “Zëri.info”

https://archive.is/cdCvk

https://web.archive.org/web/20231110141729/https://zeri.info/sport/513650/futbollistet-e-izraelit-ballafaqohen-me-sulm-gjate-rruges-per-prishtine/


Edhe përmbajtja e këtij artikullit pretendon se kombëtarja izraelite e futbollit është alarmuar pas një sulmi me raketa, gjatë rrugës për në Prishtinë, pretendim për të cilin shumë nga komentet e postuara në Facebook e kanë nënkuptuar si një sulm të ndodhur në Kosovë.

Pjesë nga përmbajtja e artikullit të “KlanKosova.tv” dhe “Zeri.info”:

Kombëtarja izraelite gjatë rrugës për në Prishtinë, është alarmuar pas një sulmi me raketa, siç shihet nga pamjet e publikuara nga Federata e Futbollit e Izraelit.

Screenshot i disa nga komenteve të postuara në artikullin e KlanKosova.tv në Facebook


Por hibrid.info ka gjetur në një artikull tjetër të publikuar në “Koha.net” në lidhje me temën e njëjtë, ku sqarohet se bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur para nisjes së kombëtares izraelite për në Kosovë (shih këtu).

Pjesë nga përmbajtja e artikullit të “Koha.net”:

Ekipi kombëtar i Izraelit është detyruar të kërkojë strehim para se të arrijë në aeroportin prej nga ku do të nisej për në Kosovë.


Analiza:

Disa portale kanë publikuar artikull në titullin e të cilit lë të kuptohet se kombëtarja izraelite e futbollit është sulmuar gjatë rrugës në vendin tonë.

Hibrid.info e ka bazuar pretendimin në bazë të disa komenteve të ndara në Facebook nga lexuesit e artikullit, ku disa prej tyre e kanë interpretuar si ngjarje të ndodhur në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë  e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Vlerësimi:

” Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere