Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,…
[ ARTIKULLI ]

Titull përgjithësues: Nuk sqarohet se nga cila pozitë jep dorëheqje Abdixhiku

HIBRID

Artikulli me titull “Lajmi I Fundit – Jap Dorëheqje Lumir Abdixhiku!” është publikuar nga portali i dyshimtë “specialja.com”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, del që titulli i këtij artikulli është i ndryshuar dhe nuk i përgjigjet tekstit në përmbajtje.

Ky shkrim është publikuar nga “Gazeta Blic”, por me titull “Lumir Abdixhiku pritet të japë dorëheqje nga pozita e deputetit?!”. Ndërsa portali i dyshimtë “specialja.com” e ka ndryshuar qëllimshëm atë duke mos specifikuar se për çfarë dorëheqje bëhet fjalë.

Teksti i artikullit të publikuar në “specialja.com”:

Lajmi I Fundit – Jap Dorëheqje Lumir Abdixhiku!

Lumir Abdixhiku u zgjodh të dielën me shumicë votash kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës./Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet. Gazeta Blic merr vesh se me zgjedhjen e të parit të L D K-së, Abdixhiku është duke e shqyrtuar seriozisht dorëheqjen nga pozita e deputetit të Kuvendit.Një delegat i Kuvendit të djeshëm të L D K-së, në kushte anonimiteti i tha gazetës se Abdixhiku në komunikim e sipër u ka bërë me dije zyrtarëve tjerë. të partisë së me shumë gjasë nuk do të jetë deputet i legjislaturës së ardhshme, ani pse i ka siguruar votat për të qenë në këtë pozitë.

Vegëza e artikullit të publikuar në “specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2021/03/16/lajmi-i-fundit-jap-doreheqje-lumir-abdixhiku/?fbclid=IwAR2stG1HauUbsyf2GXyYHxgln–P2fCK4L7vU2wjIQCv2oH9_c6ajBxBHgo

Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar në portalin “GazetaBlic.com”:

https://gazetablic.com/lumir-abdixhiku-pritet-te-jape-doreheqje-nga-pozita-e-deputetit/

Analiza:

“Specialja.com” ka përdorur një artikull të “Gazetës Blic” të cilin e ka publikuar duke i vënë titull të ndryshuar.

Me titullin “Lajmi I Fundit – Jap Dorëheqje Lumir Abdixhiku!” nuk specifikohet se për çfarë dorëheqje bëhet fjalë. Ky portal i dyshimtë përmes këtij titulli synon që të tërheqë sa më shumë klikime. Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, ky shkrim vlerësohet si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere