Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk e qartëson se tërmeti ka ndodhur në Indonezi

FATBARDH DEMA

Portali informativ “sot.com.al” me datë 12 nëntor ka publikuar një artikull me titull “Tërmet me magnitudë 5.2 ballë “shkund” vendin, ja ku ishte epiqendra”.

Pas verifikimit të bërë nga Hibrid.info është gjetur se titulli i artikullit nuk e qartëson se në cilin vend ka ndodhur tërmeti.

Vendndodhja e ngjarjes tregohet në përmbajtje, më saktësisht në kreun e artikullit, ku thuhet “Një tërmet me magnitudë 5.2 u regjistrua natën mes së shtunës dhe të dielës në Timor të Indonezisë”.

Portali informativ “sot.com.al” është i regjistruar në Shqipëri (shih këtu) dhe përmbajtja e ofruar nga ky portal është në gjuhën shqipe, prandaj edhe titulli i lartcekur lë hapësirë për interpretim ka pasur tërmet në ndonjë nga vendet shqip-folëse.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “sot.com.al”:

https://sot.com.al/bota/termet-me-magnitude-52-shkund-vendin-ja-ku-ishte-epiqendra-i623466?fbclid=IwAR3WXPRx_MwZBTom9z-NbM50IIgKChXaLumtmMeh3oMqD7lUrqbYOQwOxmQ


Hibrid.info ka gjetur të publikuar njoftimin për tërmetin në Indonezi, në platformën online të Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (ESCM). (shih këtu)


Analiza:

Mediumi në gjuhën shqipe “sot.com.al” ka publikuar një artikull në lidhje me një tërmet në Indonezi, pa treguar në titull se në cilin vend ka ndodhur ngjarja.

Mos qartësimi i vendndodhjes së ngjarjes në titull nga medium në fjalë i shkruar në gjuhën shqipe dhe i regjistruar në Shqipëri, mund të qojë deri te dezinformimi i lexuesve, duke lënë hapësirë të nënkuptohet se tërmeti ka ndodhur në një nga hapësirat shqip-folëse.

Andaj edhe bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere