Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk e bën të qartë që ngjarja ka ndodhur në Itali

HIBRID

Portali informativ më përmbajtje në gjuhën shqipe “Kosova-sot.info”, ka publikuar një artikull me titull “Arrestohet psikologu për abuzim me pacientë”.

Hibrid.info ka vlerësuar titullin e këtij artikulli si përgjithësues pasi nuk e sqaron se në cilin vend ka ndodhur ngjarja.

Vendndodhja e ngjarjes sqarohet në përmbajtjen më saktësisht në kreun e artikullit, ku thuhet se “Sot në qytetin toskan të Montecatini Terme pranë Pistoia është arrestuar një psikolog italian nën akuzën e abuzimit seksual të të miturve nën kujdesin e tij, thanë burime gjyqësore”.

Pasi që ky portal informativ është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), titulli në fjalë, lë vend për keqinformim te lexuesit duke i bërë ata që të kuptojnë se ngjarja ka të bëjë me arrestimin e ndonjë psikologu në vendin tonë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/696465/arrestohet-psikologu-per-abuzim-me-paciente/?fbclid=IwAR2ttGEbjgAqM1cLq9DsxCTymJZB2W7D67YgnucYz8dy-QFs8IpRZdmrumI


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se lajmi ka të bëjë me ngjarjen që ka ndodhur në Itali, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në disa media të huaja. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull lidhur me arrestimin e një psikologu i cili abuzonte me pacientë në Itali, por që titulli nuk sqarohet se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja.

Ky medium online është portal i cili vepron në Kosovë dhe bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook, numrin më të madh të lexuesve i ka nga Kosova. Pra, mosdhënia e informacioneve për vendin e ngjarjes, shumë lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit, duke i bërë të mendojnë se ngjarja ka ndodhur në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere