Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Katër argumente se pse duhet të shqetësohemi për ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA) gjeneruese në keqinformim

HIBRID

Shumë vëzhgues të shpërthimit aktual të inteligjencës artificiale gjeneruese shqetësohen për ndikimin e saj në mjedisin tonë të informacionit, me shqetësimet që ngrihen për rritjen e sasisë, cilësisë dhe personalizimit të keqinformatave.

  1. Rritja e sasisë së keqinformatave

Shpjegimi i pretendimit: Për shkak të lehtësisë së qasjes dhe përdorimit, AI-të gjeneruese mund të përdoren për të krijuar keq-/dezinformata në shkallë me kosto të ulët ose pa kosto për individët dhe aktorët e organizuar.

Efekti i supozuar: Rritja e sasisë së keqinformatave lejon aktorët me qëllim të keq të “përmbytin hapësirën” me informacione të pasakta ose mashtruese, duke mbytur kështu përmbajtjen faktike dhe/ose duke mbjellë konfuzion.

2. Rritja e cilësisë së keqinformatave

Shpjegimi i pretendimit: Për shkak të aftësive të tyre teknike dhe lehtësisë së përdorimit, AI-të gjeneruese mund të përdoren për të krijuar dezinformata me cilësi më të lartë.

Efekti i supozuar: Rritja e cilësisë së dezinformatave çon në rritjen e potencialit bindës, pasi krijon përmbajtje që është më e besueshme dhe më e vështirë për t’u verifikuar. Kjo ose do të lejonte përhapjen e informacionit të rremë ose do të kontribuonte (me sasinë e shtuar të dezinformatave) në një krizë epistemike, një humbje të përgjithshme të besimit në të gjitha llojet e lajmeve.

3. Rritja e personalizimit të keqinformatave

Shpjegimi i pretendimit: Për shkak të aftësive të tyre teknike dhe lehtësisë së përdorimit, IA-të gjeneruese mund të përdoren për të krijuar keqinformata me cilësi të lartë të personalizuar për shijet dhe preferencat e një përdoruesi.

Efekti i supozuar: Rritja e bindjes së konsumatorëve për dezinformimin, me të njëjtat rezultate si më sipër.

4. Gjenerimi i pavullnetshëm i informacionit bindës, por të rremë

 Shpjegimi i pretendimit: AI-të gjeneruese mund të gjenerojnë përmbajtje të dobishme (p.sh., chatbot që gjenerojnë kodin). Megjithatë, ato gjithashtu mund të gjenerojnë informacione me pamje bindëse e që janë krejtësisht të pasakta. Kështu, përdoruesit mund të gjenerojnë keqinformata, të cilat potencialisht mund të përhapen, pa pasur qëllim.

Efekti i supozuar: Keqinformimi i përdoruesve të IA gjeneruese dhe potencialisht atyre me të cilët ata ndajnë informacionin

Artikulli i plotë në misinforeview.hks.harvard.edu

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere