Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Video-materiali i kthimit të Kadri Veselit nga Haga është i vitit 2019

HIBRID

Portali informativ “Ekonomiaonline.com” ka publikuar më 4 dhjetor në kanalin Youtube një video-material, ku shihet ish-kryetari i kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli.

Në titullin e video-materialit shkruhet: “Veseli pas kthimit nga Haga: Lavdi e përjetshme UÇK-së dhe popullit të Kosovës”.

Pas verifikimit të fakteve të kryera nga hibrid.info, është vërtetuar se kjo video është e vjetër, e publikuar në vitin 2019, dhe si shkak që Veseli tani ndodhet në paraburgim në Hagë, videoja krijon konfuzion se është aktuale.


Vegëza e video-materialit të publikuar në Youtube nga portali “Ekonomiaonline.com”:


Hibrid.info në mbishkrimin e videos së publikuar ka gjetur një link të saj, ku pas klikimit në të hapet artikulli i faqës së portalit “Ekonomiaonline.com” me përmbajtjen e njëjtë si të video-materialit dhe me titullin e njëjtë, por i publikuar më 11 dhjetor 2019.  (shiko këtu)


Këto pamje janë nga kthimi i Kadri Veselit pas intervistimit të tij në vitin 2019, nga Gjykata Speciale në Hagë.


Analiza:

Portali informativ ‘Ekonomiaonline.com” ka publikuar më 4 dhjetor në kanalin Youtube, një video-material të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me titull “Veseli pas kthimit nga Haga: Lavdi e përjetshme UÇK-së dhe popullit të Kosovës”.

Pas hulumtimit të kryer nga Hibrid.info, është vërtetuar se kjo video është e vjetër, e publikuar në vitin 2019, dhe pa ndonjë sqarim si e tillë është publikuar tani në portalin e përmendur lartë.

Bazuar në metodologjinë e punës, Hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere