• Rreth hibrid.info
  • Metodologjia
  • Impresumi
  • Korrigjime dhe demante
  • Kontakti
  • ADS
  • Publikimet
    • Raportet Mujore Monitoruese
  • Partnerët
  • Raporto
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    No Result
    View All Result
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    No Result
    View All Result
    No Result
    View All Result
    Home Analizë Fact Checking

    Hoti nuk ka thënë se “Vjosa nuk është për politikë”

    Hibrid by Hibrid
    02/01/2021
    in Fact Checking, Highlights, Lajme të rreme, Rrenë
    0
    Hoti nuk ka thënë se “Vjosa nuk është për politikë”
    0
    SHARES
    17
    VIEWS
    Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

    Portali i dyshimtë “gjithckafresh.info” ka publikuar një artikull me titull “Hoti ofendon rëndë Vjosa Osmanin: S’është për politikë Vjosa, e vogël është ajo…”.

    Ky artikull përmban titull të rremë dhe tendencioz, i cili nuk i përgjigjet aspak përmbajtjes. Pretendimi se kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka ofenduar Vjosa Osmanin duke e quajtur se e vogël dhe se nuk është për politikë, del të jetë i pavërtetë.

    Me datën 30 dhjetor të vitit të kaluar, Hoti gjatë intervistë në emisionin Rubikon në Klan Kosova, kishte potencuar se ish-bashkëpartiakja e tij, Vjosa Osmani, nuk ka të ardhme në politike, meqenëse sipas tij, ajo është larguar nga LDK-ja.

    Pjesë e tekstit nga artikulli i publikuar në “gjithckafresh.info”:

    Hoti ofendon rëndë Vjosa Osmanin: S’është për politikë Vjosa, e vogël është ajo…

    Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se ish bashkëpartiakja e tij, Vjosa Osmani, nuk ka të ardhme në politike pasi ka dalë nga LDK-ja. Në Rubikon me Adriatik Kelmendin ai u shpreh se Osmani është formuar brenda LDK-së dhe nëse merr veprime për ta dëmtuar shtëpinë e saj politike, sipas tij që ajo tani po e bën, tregon që asnjëherë nuk ka qenë e sinqertë në LDK.

    “Në zgjedhjet e kaluara, Vjosa Osmani ka qenë prijëse e listës dhe është e natyrshme që ka qenë personi më i votuar, por tani ajo ka vendosur ta ndjekë rrugën e vet politike dhe ky është vendim i saj”.

    “Nga aspekti sjelljes politike nuk besoj që është vendim i duhur, por është vendim i saj. Ajo i ka ndarë rrugët me LDK-në, e cila neve na ka dhënë përgjegjësi. Është privilegj i madh të jesh prijës i listës. Kur e fiton këtë besim duhet ta vlerësosh. Fakti që i ka ndarë rrugët me LDK-në do të thotë se nuk e ka vlerësuar. Ajo është shkarkuar nga partia se nuk i respektoi vendimet e LDK-së”.

    Vegëza e artikullit të publikuar në “gjithckafresh.info”:

    https://gjithckafresh.info/news/4588?fbclid=IwAR1wyah7qZGO35sZ7ZHOkpHO1R7v5QZoAiSHAGGZwXiWy5mkLId-2eYPn3I


    Hoti gjatë kësaj interviste kishte thënë:

    “Normalisht që LDK dëmtohet nga largimi i saj, kjo është e kuptueshme, por jam i bindur se të ardhme në politikë nuk ka. Nuk ka logjikë të ketë të ardhme jashtë LDK-së, se kjo parti e ka formuar këtu ku është. Mbështetjen që e ka pasur në vitin 2019 ia ka dhënë LDK-ja”.

    Më poshtë mund të lexoni artikullin origjinal me deklaratën e Hotit për Vjosa Osmanin:

    https://klankosova.tv/hoti-per-osmanin-jam-i-bindur-se-te-ardhme-ne-politike-nuk-ka/

    Video nga emisioni Rubikon, ku i ftuar ishte Avdullah Hoti:


    Analiza:

    Portali i dyshimtë “gjithckafresh.info” ka marrë lajmin origjinal nga KlanKosova.tv, të cilit më pas i ka vënë titull të rremë në mënyrë që të tërheqë sa më shumë lexues. Artikulli me lajm të pretenduar rrejshëm, e ka shpërndarë në faqen “Gazeta Aktive” në Facebook e cila numëron mbi 80 mijë ndjekës, ndërsa me këtë lajm ka arritur të marrë 10 pëlqime dhe afër 20 komente. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, del që ky shkrim kategorizohet si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


    Arsyetimi:

    Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

    Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

    Tags: Avdullah Hoticlickbaitdezinformatëvjosa osmani
    Hibrid

    Hibrid

    Related Posts

    Hoteli i rrënuar nga tërmeti ekziston qe 20 vjet e jo që 3, siç pretendohet
    Analizë

    Hoteli i rrënuar nga tërmeti ekziston qe 20 vjet e jo që 3, siç pretendohet

    07/02/2023
    Pamjet e shkatërrimit të ndërtesës nuk janë nga tërmeti në Turqi, por të një tërmeti të 2016-ës në Japoni
    Analizë

    Pamjet e shkatërrimit të ndërtesës nuk janë nga tërmeti në Turqi, por të një tërmeti të 2016-ës në Japoni

    07/02/2023
    Pamjet nuk janë nga tërmeti në Turqi, por të stuhisë së vitit 2017 në Afrikën e Jugut
    Analizë

    Pamjet nuk janë nga tërmeti në Turqi, por të stuhisë së vitit 2017 në Afrikën e Jugut

    06/02/2023
    • Trending
    • Comments
    • Latest
    Pretendohet gabimisht se Meshar Selimaj është avokat i infermieres Aurona Pelaj

    Pretendohet gabimisht se Meshar Selimaj është avokat i infermieres Aurona Pelaj

    27/01/2023
    Qeveria serbe pretendon që, grabitjet në kishat serbe në Kosovë, t’i ndërlidh pa fakte me veprimet e institucioneve të Kosovës

    Qeveria serbe pretendon që, grabitjet në kishat serbe në Kosovë, t’i ndërlidh pa fakte me veprimet e institucioneve të Kosovës

    03/02/2022
    Mbahet për herë të parë trajnimi për gazetari digjitale

    Mbahet për herë të parë trajnimi për gazetari digjitale

    28/04/2022
    Pushtimi në Ukrainë: Bëhen virale pretendimet e rreme se lufta është një mashtrim

    Pushtimi në Ukrainë: Bëhen virale pretendimet e rreme se lufta është një mashtrim

    10/03/2022
    Edhe 11 raste të reja me coronavirus në Kosovë, ndërsa shërohen dy pacientë

    Edhe 11 raste të reja me coronavirus në Kosovë, ndërsa shërohen dy pacientë

    0
    Manuale për fact checking

    Manuale për fact checking

    0
    Si t’i dalloni lajmet e rreme në kohën e fushatës në rrjete sociale

    Si t’i dalloni lajmet e rreme në kohën e fushatës në rrjete sociale

    0
    Mediet në Kosovë gjatë periudhës së COVID-19

    Mediet në Kosovë gjatë periudhës së COVID-19

    0
    Hoteli i rrënuar nga tërmeti ekziston qe 20 vjet e jo që 3, siç pretendohet

    Hoteli i rrënuar nga tërmeti ekziston qe 20 vjet e jo që 3, siç pretendohet

    07/02/2023
    Pamjet e shkatërrimit të ndërtesës nuk janë nga tërmeti në Turqi, por të një tërmeti të 2016-ës në Japoni

    Pamjet e shkatërrimit të ndërtesës nuk janë nga tërmeti në Turqi, por të një tërmeti të 2016-ës në Japoni

    07/02/2023
    Pamjet nuk janë nga tërmeti në Turqi, por të stuhisë së vitit 2017 në Afrikën e Jugut

    Pamjet nuk janë nga tërmeti në Turqi, por të stuhisë së vitit 2017 në Afrikën e Jugut

    06/02/2023
    Rishikimi i javës: dezinformata rreth veriut, clickbait artikuj për shpallje dhe çmime; mashtrime me lojë shpërblyese dhe shitje banesash

    Rishikimi i javës: dezinformata rreth veriut, clickbait artikuj për shpallje dhe çmime; mashtrime me lojë shpërblyese dhe shitje banesash

    06/02/2023
    Facebook Twitter Youtube LinkedIn
    • Rreth hibrid.info
    • Metodologjia
    • Impresumi
    • Korrigjime dhe demante
    • Kontakti
    • ADS
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
    • Partnerët



    +383(0)44313428


    [email protected]

    Copyright © 2023 hibrid.info

    No Result
    View All Result
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    • Rreth hibrid.info
    • Metodologjia
    • Impresumi
    • Korrigjime dhe demante
    • Kontakti
    • Raporto
    • Partnerët

    Copyright © 2023 hibrid.info

    Raporto

    0 / 50
    0 / 1000