Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk sqaron se të dhënat e qytetarëve që udhëtuan me aeroplan janë nga muaji nëntor

HIBRID

Portali informativ me përmbajtje në gjuhën shqipe “Kallxo.com”, ka publikuar një artikull me titull “Për vetëm një muaj, mbi 225 mijë qytetarë udhëtuan me aeroplan”.

Hibrid.info ka vlerësuar titullin e këtij artikulli si përgjithësues pasi nuk sqaron se për cilin muaj bëhet fjalë.

Meqë artikulli është botuar në janar 2024, në muajin e liberalizimit të vizave, kuptimi i parë që shumica e lexuesve mund ta kuptojnë është se ka pasur rritje të largimit nga Kosova, si rrjedhojë e vendimit për heqjen e vizave.

Lajmi bëhet i qartë vetëm në përmbajtje, më saktësisht në kreun e lajmit ku thuhet se “Të dhënat e fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovë [ASK], për transportin në Kosovë, tregojnë se vetëm në muajin nëntor 2023, numri i qytetarëve që udhëtuan me aeroplanë ishte mbi 225 mijë, duke shënuar një rritje në krahasim me të njëjtin muaj të vitit paraprak.”


Vegëza e artikullit të publikuar nga portali informativ “Kallxo.com”:

https://archive.is/EcMzA


Përveç të dhënave që gjenden në tekst nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në artikujt e trajtuar këtë muaj nga hibrid.info lidhur me raportimet për udhëtime pas liberalizimit të vizave, janë gjetur edhe të dhëna nga zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Valentina Gara, e cila ka treguar shifrat e udhëtimeve dhe udhëtarëve gjatë muajit janar.

Për të krahasuar shifrat mes muajve hibrid.info ka gjetur edhe statistikat nga Autoritetit Civil të Aviacionit të Kosovës për 3 vitët e fundit. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Pa treguar në titull se për cilin muaj dhe cilin vit bëhet fjalë, portali “Kallxo.com” ka publikuar artikullin që flet për udhëtimet me aeroplan nga Kosova.

Duke marrë parasysh që gjatë muajit janar 2024 ka pasur raportime të ndryshme për fluks udhëtarësh, titulli lë të kuptohet që po flitet për muajin e parë të udhëtimit pa viza.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere