Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”… Të fundit | Kujtesa që chatbot-i ruan për ty mund të formësojë realitetin informativ që… Të fundit | Kur fotografia nuk identifikohet me ngjarjen
[ ARTIKULLI ]

Mbishkrimi i imazhit që pretendon se Aeroporti i Prishtinës është stërmbushur me udhëtarë, nuk përputhet me raportimin e artikullit të bashkangjitur

HIBRID

Portali informativ “Kosova Sot” ka publikuar një imazh në faqen e saj në Facebook, me pamje të udhëtarëve në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Kjo fotografi përmban mbishkrimin “Efekti i liberalizimi i vizave, stërmbushet me udhëtarë Aeroporti i Prishtinës”.

Pas verifikimit nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli dhe përmbajtja e artikullit nga vegëza e bashkangjitur publikimit, nuk e pasqyrojnë pretendimin e mbishkrimit në imazh.


Vegëza e imazhit të publikuar nga portali “Kosova Sot” në Facebook:

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=763143805849749&set=pb.100064624081149.-2207520000&type=3


Hibrid.info ka verifikuar artikullin e bashkangjitur imazhit, titulli i të cilit shkruan “Ja sa udhëtime vajtje-ardhje u realizuan që nga liberalizimi i vizave në Aeroportin e Prishtinës” (shih këtu).

Deri sa në përmbajtjen e artikullit tregohen të dhënat numerike të asaj që paralajmërohet në titull, hibrid.info ka gjetur se në këtë raportim nuk janë përfshirë të dhëna krahasuese kundrejt periudhës para liberalizimit të vizave, në mënyrë që të faktohet pretendimi i mbishkrimit në imazhin e publikuar nga “Kosova Sot” në Facebook.


Hibrid.info po ashtu edhe dje ka trajtuar një pretendim të ngjashëm dhe ka arritur të gjejë të dhënat e fluturimeve të muajit janar dhe dhjetor të vitit të kaluar në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” (shih këtu), me anë të cilave është vërtetuar se nuk ka largim masiv të popullatës nga Kosova, në periudhën pas liberalizimit të vizave për Kosovën.


Analiza:

Portali informativ “Kosova Sot” ka publikuar një imazh në Facebook, në mbishkrimin e të cilit pretendohet se Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” është shtërmbushur me udhëtarë si shkak i liberalizimit të vizave për Kosovën.

Hibrid.info ka verifikuar se në titulli dhe përmbajtja e artikullit të bashkangjitur imazhit, me anë të vegëzës, nuk përputhen me pretendimin e mbishkrimit të vendosur.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Clickbait”.

Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere