Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Publikohet lajm i rremë për karantinim

HIBRID

Media të dyshimta kanë publikuar një lajm të pavërtetë se gjoja nga e hëna do të ketë izolim të plotë.

Ueb-faqja “newsbay24.com” ka publikuar këtë artikull, duke aluduar në një deklaratë të kryeministrit, Avdullah Hoti.

Në këtë publikim të këtij mediumi të dyshimtë, është publikuar deklarata e kryeministrit Hoti, pas miratimit të rishikimit të buxhetit, më 30 korrik.


Artikulli origjinal i newsbay24.com:

LAJMI I FUNDIT – Nga e hena do te hyjm ne izolim total per 15 dite?

Hoti: ‘Pas miratimit të buxhetit, nga e hëna izolim të plotë në gjithë Kosovën për 15 ditë?’

Sht1pe v1deon e me poshtme p3r vazhd1min e plot3 t’lajmit:JA DHE VIDEO:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas miratimit të rishikimit të buxhetit.

Urime të gjithëve për miratimin e rishikimit te buxhetit. Falënderoj deputetët e koalicionit qeverisës dhe të opozitës, që me votën e tyre sot ia dhanë dritën e gjelbër Qeverisë së Kosovës për aplikimin e masave për rimëkëmbje ekonomike, ku përfitues do të jenë qytetarët dhe bizneset.

Vegëza e artikullit:

LAJMI I FUNDIT – Nga e hena do te hyjm ne izolim total per 15 dite?


Analiza:

Duke qenë se ky tekst nuk ka asnjë ndërlidhje me realitetin dhe është krijuar vetëm për të rritur numrin e vizitave, atëherë hibrid.info e ka kategorizuar këtë si “clickbait”, “lajm të rremë”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere