Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Imazhi që pretendon se paraqet dy fëmijë palestinezë duke fjetur në një tendë, është i gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

HIBRID

Disa faqe në Facebook kanë  publikuar një imazh në të cilin paraqiten dy fëmijë duke fjetur në baltë brenda një tende.

Këtij imazhi i është bashkëngjitur edhe mbishkrimi “Fli i qetë nuk janë fëmijët e tu, janë fëmijët e Gazës!”.

Pas verifikimit të fakteve të kryera nga hibrid.info, është vërtetuar se ky imazh nuk është real dhe se është krijuar me anë të inteligjencës artificiale (AI).


Vegëzat e postimit të publikuar në Facebook nga faqet “Xhamitë e Shqipërisë” dhe “Xhamitë e Tiranës’:

https://ghostarchive.org/archive/8S5cn

https://ghostarchive.org/archive/eZLhG


Pasi të analizohet imazhi nga afër, vërehen deformime grafike në këmbët e fëmijëve si dhe nga mënyra se si shkëlqen fytyra e tyre. (shih fotografinë më poshtë)


Hibrid.info ka analizuar imazhin me aplikacione që identifikojnë përmbajtjet e gjeneruara me inteligjencë artificiale.

Pas verifikimit të kryer nga hibrid.info nëpërmjet aplikacionit “Hive Motivation” rezulton që imazhi është prodhuar 99.9 për qind me inteligjencë artificiale, edhe në aplikacionin “AIorNot” thuhet “kjo ka të ngjarë të jetë AI”.


Imazhi i publikuar nga faqja “Xhamitë e Shqipërisë” me datë 29 janar, deri në publikimin e këtij artikulli, ka arritur të grumbullojë mbi 300 reagime, 30 komente dhe 80 shpërndarje (shih këtu). Ndërsa faqja “Xhamia e Tiranës”e ka publikuar të njëjtin imazh në Facebook më 30 janar. Postimi i bërë nga kjo faqe ka arritur të grumbullojë mbi 1000 reagime, 106 komente, 55 shpërndarje. (shih këtu)


Analiza:

Pas analizimit të imazhit të publikuar nga disa faqe në Facebook, përmes aplikacioneve që identifikojnë përmbajtjet e gjeneruara me inteligjencë artificiale, rezulton që fotografia e postuar nga disa faqe në Facebook është gjeneruar me AI.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë imazh si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Vlerësimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere