[email protected]
Kategoria e luftës nuk është përjashtuar nga subvencionimi i energjisë elektrike
shape
shape
shape

Televizioni “ATV” në faqen zyrtare në mediumin online Facebook, ka publikuar një video-material lidhur me vendimin e Mbrojtjes së Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike.

Në artikullin e publikuar, pretendohet se ky vendim ka përjashtuar kategoritë e luftës nga subvencionimi i energjisë elektrike.

Ndërsa pas hulumtimeve dhe fakteve të kryera nga hibrid.info, është gjetur se ky pretendim nuk qëndron.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga “ATV”:

https://www.facebook.com/watch/?v=1411940393076321


Lidhur me përjashtimin e kategorive të luftës nga ky program, njëjtë kanë raportuar edhe media të tjera online. (shiko këtu, këtu dhe këtu)

Hibrid.info gjatë kërkimeve, ka gjetur vendimin mbi kushtet dhe kriteret për përfitim nga ky Program, të postuar në profilin zyrtar të Ministrit së Finanacave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ku sqarohet se çdo kategori të hyrat mujore të së cilës janë më pak se 150 euro për anëtarë, kanë të drejtë për këto subvencione.

Gjersa në një paragraf të vendimit theksohet se të hyra mujore nuk konsiderohen pensionet, ku edhe kuptohet që përfituesit e pensioneve mund të aplikojnë për këtë subvencionim nëse të hyrat tjera të tyre, duke përjashtuar pensionin janë më të ulëta se 150 euro në muaj për anëtarë. (shiko këtu)


Ndërkaq, për të pasur argumente edhe më transparente, hibrid.info në profilin zyrtar të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka gjetur një video të transmetimit të drejtpërdrejtë, ku i pari i qeverisë së bashku me ministrin e Financave kishin lansuar programin për energji elektrike për konsumatorët e cenueshëm ku u prezantuan kriteret që duhet plotësuar për të aplikuar për subvencionim. Ky lansim ishte bërë në transmetuesin publik të Kosovës “RTK”. (shiko këtu)


Analiza:

Televizioni “ATV” në faqen e tyre zyrtare në mediumin online Facebook, kanë publikuar një video-material ku thuhet se Vendimi i Mbrojtjes së Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike, ka përjashtuar kategoritë e luftës nga subvencionimi i energjisë elektrike.

Por pas hulumtimeve dhe fakteve të kryera, është vërtetuar se ky pretendim nuk qëndron, dhe në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info e cilëson këtë si artikull si përmbajtje e paverifikuar.


Vlerësimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Share With Others