Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”… Të fundit | Kujtesa që chatbot-i ruan për ty mund të formësojë realitetin informativ që… Të fundit | Kur fotografia nuk identifikohet me ngjarjen Të fundit | SMS mashtrues në emër të një banke
[ ARTIKULLI ]

Agim Ademi demanton lajmin se është infektuar me COVID-19

HIBRID

Portali informativ gazetametro.net ka publikuar të hënën (7 shtator) një lajm, ku pretendohet se kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, është i infektuar me COVID-19.

Mirëpo, ky lajm është demantuar një ditë më pas nga vet kryetari i FFK-së.

Në artikullin e gazetametro.net nuk janë dhënë sqarime të hollësishme, përveç këtij lajmi që thuhet se “është i konfirmuar nga burime të afërta me Ademin”.


Lajmi i publikuar nga Gazetametro.net:

T: Agim Ademi i FFK’së infektohet me koronavirus

Kryetari i FFK’së Agim Ademi është infektuar me koronavirus, shkruan Gazeta Metro. Burime të afërta me Ademin kanë konfirmuar për Gazeta Metro se ai është infektuar me Covid-19.


Ndërsa në një prononcim për portalin informativ lajmi.net, Ademi e ka demantuar këtë publikim të një dite më parë nga gazetametro.net, duke thënë se nuk është aspak e vërtetë. Në këtë bisedë, Ademi ka thënë se ishte i angazhuar me punët e përditshme.

”Jo, nuk është aspak e vërtetë. Bile tani unë jam në një mbledhje”.


Analiza:

Gazetametro.net ka publikuar lajmin duke mos paraqitur fakte që e dëshmojnë atë. Në momentin kur lajmi nuk mbështetët në fakte, dhe zyrtari i apostrofuar (Agim Ademi) demanton atë, sipas metodologjisë së hibrid.info, artikulli kategorizohet si lajm i rremë, dezinformatë, përmbajtje e pa verifikuar dhe dematim.


Arsyetimi:

Lajm i rremë

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Përmbajtje e pa verifikuar

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Përmbajtje e pa verifikuar

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Demantimi

Vlerësimi “Demantim” është një vlerësim shtesë, i cili jepet në rastet kur media përcakton se përmbajtja e publikuar është në njërën prej kategorive të mësipërme të vlerësimeve negative, dhe në përputhje me këtë njohuri e mohon atë 1) në përputhje me faktet 2) në mënyrë të dukshme, në përputhje me parimet e botimit të mohimeve.

Media që kanë publikuar përmbajtjen origjinale të kontrolluar, nëse ata kanë publikuar informacione të kontaktit në faqet e tyre, gjithmonë do të kontaktohen për të komentuar pretendime që dëshmojnë të diskutueshme, duke i dhënë secilit prej tyre mundësinë për të korrigjuar gabimet në këtë mënyrë. Në raste të tilla, analiza e publikuar në platformën hibrid.info do të tregojë më tej se përmbajtja e vlerësuar u mohua më pas.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere