Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se pamjet paraqesin emigrantët që pritet të shkojnë në Shqipëri

FATBARDH DEMA

Llogaria në Facebook me emrin “Lule Gjeli” ka publikuar dje (25 mars) një video-material me pretendimin se pamjet paraqesin emigrantë që pritet t’i sjellin në Shqipëri.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se pretendimi i bërë nga llogaria “Lule Gjeli”, është i rremë.

Duke përdorur programin e automatizuar “InVid”, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se videoja është e vjetër, e publikuar në shtator të vitit 2023 dhe se pamjet paraqesin emigrantët nga Tunizia që kishin ardhur në Lampedusa të Italisë.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga llogaria “Lule Gjeli”:

https://www.facebook.com/watch/?v=1069979144072738


Hibrid.info ka arritur të gjejë video-materialin e njëjtë të publikuar me datë 14 shtator 2023 në median sociale X (ish-Twitter) nga llogaria “RadioGenoa”. (këtu)

Këtij video-materiali të publikuar nga llogaria “RadioGenoa” i është vënë mbishkrimi “Hell in Lampedusa, a situation completely out of control, a real unprecedented apocalypse”, që në shqip do të thotë “Ferri në Lampedusa, një situatë krejtësisht jashtë kontrollit, një apokalips i vërtetë i paprecedentë”.


Duke hulumtuar edhe më shumë se çka kishte ndodhur atë kohë në Lampedusa, hibrid.info ka gjetur artikuj të publikuar në media të huaja si “AlJazzera.com” dhe “LeTelegramme.fr”, që raportonin për emigrantë të ardhur kryesisht nga Tunizia në ishullin italian Lampedusa. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Një llogari në Facebook ka publikuar një video-material të vjetër (shtator 2023) që paraqet emigrantët nga Tunizia në Itali.

Me anë të këtij video-materiali, kjo llogari ka pretenduar rrejshëm se pamjet paraqesin emigrantët që pritet të vijnë në Shqipëri.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim të bërë nga llogaria “Lule Gjeli” si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere