[email protected]
Për cilin Kuvend bëhet fjalë?
shape
shape
shape

Mediat online në Kosovë kanë publikuar një lajm për zhvillimin e seancës së radhës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë artikull flitet për pikat e rendit të ditës dhe për një sërë çështjes tjera që do të trajtohen gjatë seancës së paralajmëruar të mbahet sot (17 shtator). Mirëpo, përkundër të gjitha këtyre informacioneve, si në titull ashtu edhe në tekst, nuk sqarohet se për Kuvendin e cilit shtet bëhet fjalë.

Pas një hulumtimi të bërë nga hibrid.info, shihet se bëhet fjalë për Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, dhe se mediumi i parë që e ka publikuar këtë lajm në gjuhën shqipe është versioni online i Agjencisë Informative Mediatike (MIA) e Maqedonisë së Veriut.

Një lajm i tillë që nuk sqaron burimin e informacionit, lexuesit e Kosovës mund t’i fus në konfuzion, meqë mund të mendojnë se bëhet fjalë për Kuvendin e Kosovës.

Vegëzat e lajmit të publikuar nga dy media të Kosovës:

Seancë e Kuvendit, në rend dite ndryshimet e ligjeve për arsim fillor dhe të mesëm

Seancë e Kuvendit, në rend dite ndryshimet e ligjeve për arsim fillor dhe të mesëm


Në artikullin me titull “Seancë e Kuvendit, në rend dite ndryshimet e ligjeve për arsim fillor dhe të mesëm” e publikuar nga mediat e Kosovës, e vetmi detaj që mund të tregojë se nuk bëhet fjalë për Kuvendin e Kosovës është fotografia në të cilën shihet salla plenare e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut e rinovuar së fundmi, ndërsa gjithçka tjetër është e marrë bruto nga artikulli i MIA-s i publikuar sot rreth orës 7 e gjysmë.

Vegëza e lajmit të publikuar nga MIA:

Seancë e Kuvendit, në rend dite ndryshimet e ligjeve për arsim fillor dhe të mesëm


Analiza:

Sipas analizës së kontrollit të fakteve, të bazuar në metodoligjnë e platformës hibrid.info, një lajm i tillë mund të kategorizohet si “përmbajtje e pa verifikuar” dhe “gabim” me arsyen se mediat e Kosovës kanë publikuar një lajm duke mos e verifikuar se për cilin Kuvend bëhet fjalë.


Arsyetimi:

Përmbajtje e pa verifikuar

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Gabimi

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Share With Others