Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Lajmi i vjetër që tregon se “Shqipëria po rrezikohet nga stuhitë”, vazhdon të publikohet si aktual

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Sot (30 prill) u publikua një postim me mbishkrimin “KUJDES! Shqipëria në rreth të kuq, rreziku vjen nga deti dhe qielli”.

Ky pretendim u publikua në median sociale në Facebook nga faqja “Tradita Shqiptare”.

Por, për çka bëhet fjalë?

Hibrid.info pas kontrollit të fakteve, ka vërtetuar se ky lajm është i vjetër, i publikuar me datë 7 tetor 2023 dhe se i njëjti u ri-publikua duke u paraqitur rrejshëm si aktual.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “Tradia Shqiptare”:

https://archive.is/CqY1u


Ky postim i bërë nga faqja e lartcekur ofron edhe një vegëz që bën thirrje të klikohet për të lexuar lajmin, i cili është i publikuar nga portali i dyshimtë “topnews266.com”.

Por, pasi të klikohet artikulli, vërehet se i njëjti u publikua me datë 7 tetor 2023. (shih këtu)


Pas hulumtimit me anë të makinave të kërkimit janë gjetur artikuj me përmbajtje të njëjtë të publikuar në tetor të këtij viti. (shih këtu dhe këtu)

Artikujt tregojnë për ndryshime klimatiket të cilat do ta prekin edhe Mesdheun, nga të cilat, sipas shkenctarëve, mbetet e rrezikuar edhe Shqipëria në të ardhmen.


I njëjti pretendim është publikuar edhe në dhjetor të vitit të kaluar nga një faqe tjetër në Facebook, që po ashtu është verifikuar nga hibrid.info. (shih këtu)


Analiza:

Një faqe në Facebook përmes një postimi të publikuar sot (30 prill), ka pretenduar se Shqipëria rrezikohet nga stuhitë.

Sipas gjetjeve të hibrid.info, është vërtetuar se artikulli është i muajit tetor të vitit 2023.

Bazuar në metodologjinë e punës, ky artikull merr vlerësimin si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere