Biznesmeni i njohur kosovar, Ramiz Kelmendi, në profilin e tij në Facebook ka shkruar për katër mënyra të mposhtjes së virusit Korona.
Këtë postim të tij e kanë publikuar disa media online në Kosovë, edhe pse Kelmendi nuk i përket fushës së mjekësisë apo asaj shkencore dhe nuk është i thirrur të deklarohet rreth çështjes së virusit Korona.
Kelmendi ka përmendur katër mënyra që, sipas tij, duhet të përcillen që të fitohet beteja ndaj pandemisë COVID-19.
Postimi i Ramiz Kelmendit në Facebook:
Ky postim i Kelmendit është publikuar nga disa nga portalet kryesore online të Kosovës, përkundër faktit se i njëjti nuk ka kredilibtet që të jep këshilla rreth temave që ndërlidhen me shëndetësi, siç është tema e pandemisë COVID-19, duke qenë se i përket krejtësisht një fushe tjetër profesionale.
Vegëzat e këtij postimi të publikuar në disa media online në Kosovë:
Analizë:
Duke e ditur se Ramiz Kelmendi i takon fushës së biznesit dhe nuk është i thirrur të jep këshilla rreth çështjeve shkencore ose mjekësore, i njëjti paraqet pretendime që nuk janë të faktuara. Ky postim i tij rreth virusit Korona i publikuar në mediat online hyn në kategorinë si “Dezinformatë” dhe “Teori Konspirative”.
Arsyetimi:
Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë.
Teori Konspirative – Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.