Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se Kosova po aktivizon dronë për të intervenuar në Preshevë

HIBRID

Shkroi: Endrit Berisha

Është pretenduar nëpërmjet një videoje se Kosova ka aktivizuar dronët e saj e se është gati për të intervenuar në Luginë të Preshevës.

Llogaria me emrin “Kingdom of Dardania” në TikTok ka publikuar më 21 prill një video në të cilën ka pretenduar se “Droni MQ-9 Reaper i Kosovës është gati për intervenim në Preshevë”.

Pos këtij mbishkrimi në video, në përshkrim të përmbajtjes llogaria ka shkruar: “Derisa serbia ben stervitje ushtarake me dron kamikaz,Kosova behet e ditur qe ka aktivizuar te gjith dronet e saj”.

Çka nuk shkon me këtë përmbajtje?

Pas verifikimit nga hibrid.info, del se videoja ka pamje të vjetra e që janë hasur në një video-material të publikuar nga “nbcnews.com” kur raportonte në mars të vitit 2023 se “Rusia ka mohuar që aeroplani i saj është përplasur me një dron amerikan mbi Detin e Zi”. (Shih këtu nga minuta 2:20).


Vegëza e postimit të “Kingdom of Dardania”:

https://archive.is/iLA4y


Videoja, që nuk tregon burimin, ka marrë gati 4 mijë klikime deri në shkrimin e këtij artikulli.


Dronët “MQ-9 Reaper” janë të prodhuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me fokus për Forcat Ajrore Amerikane. Kosova nuk figuron në listën zyrtare të shteteve që posedojnë këta dronë. (shih këtu)


Analiza:

Llogaria me emrin “Kingdom of Dardania” në Tiktok ka publikuar një video nëpërmjet të cilës ka pretenduar se Kosova ka aktivizuar dronët e saj dhe se është gati për të intervenuar në Luginë të Preshevës.

Pas verifikimit nga hibrid.info, del se videoja ka përmbajtje të vjetër e që s’kanë të bëjnë me Kosovën.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere