Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Informatë e vjetër për parashikimin e motit

HIBRID

Faqja “Gazeta Aktive” në Facebook ka shpërndar artikullin e publikuar në “gjithckafresh.info” me titull “Në këtë ditë pritet temperaturat të shkojn -20 thot Tahir Sylaj? Te behemi gati”.

Pas kontrollit të fakteve nga hibrid.info, rezulton se ky artikull përmban titull të rremë dhe përmbajtje të vjetër.

Në fakt, “Gjithckafresh.info” ka marrë një pjesë të lajmit të publikuar në “meteoballkan.com” me datë 19 nëntor të këtij viti, e më pas e ka publikuar atë si aktual duke i ndryshuar titullin.

Gjithashtu, në përmbajtjen e këtij artikulli nuk gjendet asnjë deklaratë nga Sylë Tahirsylaj, siç pretendohet në titull.

Teksti i arikullit të publikuar në “gjithckafresh.info”:

LAJMI I FUNDIT – Në këtë ditë pritet temperaturat të shkojn -20 thot Tahir Sylaj? Te behemi gati

Sot pritet të kemi mot kryesisht të vranët dhe mjaft të ftohtë. Po ashtu do të ketë edhe reshje të herëpashershme lokale bore.

Nëpër ultësirat e Dukagjinit priten reshje të dobëta (afatshkurtra) lokale shiu, ndërsa në viset tjera përpos vendeve kodrinore-malore reshjet estetike bore mund të ketë edhe nëpër ultësira.

Do të jenë këto reshjet e para të dëborës për këtë sezonë, por reshjet nuk pritet të jenë gjithëpërfshirëse.

Vegëza e artikullit të publikuar në “gjithckafresh.info”:

https://gjithckafresh.info/news/3315?fbclid=IwAR2k-3r06omYxV7Uk0Z-BhHPRl1bn4TR-or5ClcX7lLSg_6ZvdptQFkZZKA


Më poshtë mund të gjeni vegëzën e artikullit origjinal të publikuar në kohë reale nga “meteoballkan.com”:


Analiza:

“Gjithckafresh.info” ka përdorur një lajm të vjetër, të cilin më pas e ka publikuar si aktual, si dhe i ka ndryshuar titullin në mënyrë që të tërheqë sa më shumë klikime nga lexuesit. Pas verifikimit të bërë nga hibrid.info, ky shkrim kategorizohet si “clickbait” dhe “dezinformatë”.


Analiza:

“Gjithckafresh.info” ka përdorur një lajm të vjetër, të cilin më pas e ka publikuar si aktual, si dhe i ka ndryshuar titullin në mënyrë që të tërheqë sa më shumë klikime nga lexuesit. Pas verifikimit të bërë nga hibrid.info, ky shkrim kategorizohet si “clickbait” dhe “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere