Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Fotografi e manipuluar nga protesta kundër dënimit të Sali Mustafës

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është gjetur i publikuar një imazh, që shfaq pamjet e një proteste, ku në pankartën e protestuesve, shihet portreti i ish-presidentit, Hashim Thaçi, me mbishkrimin “Kush eshte kunder gjykates eshte kunder Kosoves”.

Kjo fotografi është publikuar në TikTok, më 6 janar nga llogaria me emrin “albinkurti.official”.

Çka nuk shkon me fotografinë?

Mbishkrimi në pankartën e fotografisë së paraqitur, është i manipuluar.


Vegëza e imazhit të publikuar në TikTok nga llogaria me emrin “albinkurti.official”:

https://www.tiktok.com/@albinkurti.official/video/7375628319838047493

Pas kontrollit me anë të programit të automatizuar të kërkimit “InVid”, hibrid.info ka gjetur se imazhi është marrë nga një protestë e 24 dhjetorit të vitit 2022 në Kosovë, e organizuar nga Partia SocialDemokrate (PSD), kundër dënimit të Sali Mustafës nga Gjykata Speciale (shih këtu)

Hibrid.info ka verifikuar pamjet dhe ka gjetur se parulla që e shoqëronte protestën ishte “Jo në emrin tim”.

Hibrid.info nuk ka gjetur imazhin origjinal, por bazuar në personat që shihet teksa mbajnë pankartën, janë gjetur fotografi të tjera nga kjo protestë që dëshmojnë se pankarta që mbanin ata në duar, shfaqte parullën e protestës, “Jo në emrin tim”. (shih këtu)

Që do të thotë se autori i publikimit, ka ndërhyrë në aspektin vizual të fotografisë autentike. (shih fotografinë më poshtë)

Screenshot nga video-materiali i publikuar në kanalin e televizionit TopChannel në Youtube


Krahasimi i fotografive ku shihen disa prej personave të njëjtë në protestë


Analiza:

Fotografia që shfaq protestën ku protestuesit mbajnë në duar pankartën me portretin e ish-presidentit, Hashim Thaçi dhe me mbishkrimin “Kush eshte kunder gjykates eshte kunder Kosoves”, është e manipuluar.

Imazhi autentik tregon se protestuesit në fakt mbanin pankartë me mbishkrimin, “Jo në emrin tim”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere