Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Fotografia nuk paraqet rekrutimin e vajzave të reja ukrainase për të luftuar

HIBRID

Shkroi: Endrit Berisha

Nëpërmjet publikimit të një fotografie është pretenduar për rekrutimin e vajzave të reja ukrainase për të luftuar kundër Rusisë.

Postimi është bërë nga llogaria “Investiguesi Shkrimor” në Facebook të premten (15 qershor).

Çka nuk shkon me këtë postim?

Pas verifikimit nga hibrid.info, del se fotografia s’ka të bëjë me rekrutim të vajzave të reja ukrainase, por me homazhet e kryera nga një institut ushtarak ukrainas në nderim të të rënëve.

“Ja ku është katandisur Ukraina. NATO dhe Perëndimi i degjeneruar po zbrazin Ukrainën nga popullsia e saj në atë shkallë sa ushtria ukrainase është e detyruar të rekrutojë vajza të reja për të luftuar kundër Rusisë. POSHTË RAJHU I KATËRT NAZIST (NATO)”, thuhet në përshkrim të fotografisë së publikuar nga “Investiguesi Shkrimor”.


Vegëza e postimit të llogarisë “Investiguesi Shkrimor” në Facebook:

https://archive.is/x1Hdf


Ku e ka burimin fotografia?

Kjo fotografi është publikuar më 11 qershor nga Institucioni i lartë arsimor ushtarak i Forcave Tokësore të Forcave të Armatosura të Ukrainës në Kiev.

Në postimin e asaj dite, institucioni ushtarak pati njoftuar për nderimin e të diplomuarve të këtij institucioni, e që kanë vdekur në luftimet në disa rajone të Ukrainës. (shih këtu)


Analiza:

Llogaria me emrin “Investiguesi Shkrimor” ka publikuar një fotografi të disa vajzave, për të cilën ka pretenduar se janë nga procesi i rekrutimit nga Ukraina për ta luftuar Rusinë.

Pas verifikimit, fotografia del të jetë nga homazhet e kryera ditë më parë nga një institut ushtarak në Ukrainë dhe nuk ka të bëjë me proces rekrutimi.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere