Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Informatë e pa verifikuar për të mirat e lëngut të orizit

HIBRID

Disa  media online në gjuhën shqipe kanë shpërndarë një artikull me titull “Sekreti japonez kundër plakjes, ky është lëngu që iu fal rini të përjetshme”.

Në këtë artikull thuhet se lëngu i orizit zvogëlon inflamacionin, ka efekt shërues dhe po ashtu lufton shenjat e lëkurës që vinë së bashku me plakjen, por pavarësisht kësaj, këtij teksti i mungon burimi i informacionit.

Teksti origjinal i publikuar në disa media:

Sekreti japonez kundër plakjes, ky është lëngu që iu fal rini të përjetshme

E keni vënë re se japonezet duken më të rinj se mosha që kanë në të vërtetë?

Orizi është ndër përbërësit kryesor të dietës japoneze. Ky produkt përdoret shumë jo vetëm për të gatuar, por po ashtu edhe në kozmetike, sidomos për flokët dhe kujdesin ndaj lëkurës. Uji i orizit zvogëlon inflamacionin, ka efekt shërues dhe po ashtu lufton shenjat e lëkurës që vinë së bashku me plakjen.

Si të përgatisni lëngun e orizit?

Mbushni me oriz një gotë të ujit dhe lëreni atë të qëndrojë për 10-15 minuta. Zieni orizin për 10 minuta, dhe pastaj thani atë. Preferohet që lëngun ta lëni në një vend të ngrohtë për një ditë në mënyrë që të fillojë të fermentohet. Zieni ujin 24 orë pas kësaj, dhe pastaj mbani produktin në frigorifer.

Vegëzat e artikullit të botuar në disa media:

https://www.tetovasot.com/2020/09/sekreti-japonez-kunder-plakjes-ky-eshte-lengu-qe-iu-fal-rini-te-perjetshme/

http://www.arbresh.info/lifestyle/sekreti-japonez-kunder-plakjes-ky-eshte-lengu-qe-iu-fal-rini-te-perjetshme/?fbclid=IwAR2rz9id_KqPMLnS89v-186pAuSDk65_sEO6KoS6d2KNI4CYs018cmReiww


Analiza:

Ky shkrim nuk posedon burim të informacionit, që tregon qartë se nga është marrë ky studim. Gjithashtu, faktet që paraqiten në tekst rreth efekteve shëruese të lëngut të orizit, nuk janë të verifikuara. Hibrid.info e kategorizon këtë tekst si “Përmbajtje e pa verifikuar” dhe “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

 Përmbajtje e pa verifikuar

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Lajm i rremë

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere