Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Twitter ndërton një vegël për luftim të dezinformimit

HIBRID

Twitter ka konfirmuar se po zhvillon një vegël të re për të luftuar dezinformimin. I quajtur “Birdwatch”, ky opsion i ri u mundëson përdoruesve të shprehen nëse kanë dyshime rreth cicërimave (postime në Twitter) dhe të plotësojnë një formular studimi nga i cili bëhet vlerësimi për përmbajtje të dëmshme të cicërimave, njofton ndtv.com. Jane Manchun Wong (@wongmjane), i cili është kreatori i këtij opsioni, që nga gushti, kur u zbulua ky mjet, ka ndarë më shumë tipare që japin një vështrim të shkurtër se si kjo vegël e përfshirë në Twitter mund të përdorë të dhëna me burime të mëdha për të moderuar përmbajtjen në platformë.

Përmes fotografive të shumta në Twitter, Wong të shtunën demonstroi këtë filtër. Ai tha se në kuadër këtij opsioni gjendet formulari, i cili në fillim kishte pyetje të shumta që do të shtonin kontekstin e ankesës. Më vonë, Kayvon Beykpour, Lead Product në Twitter dhe Bashkëthemelues i aplikacionit për transmetim të drejtpërdrejtë, Periscope, i cili u ble nga Twitter në 2015, konfirmoi se shumë shpejtë do të tregohen më shumë detaje rreth Birdwatch.

Duke u bazuar në konfirmimin nga Beykpour, këshilltari i mediave sociale Matt Navarra, gjithashtu, kishte ndarë një pamje të ekranit javën e kaluar, e cila tregoi një ikonë të vogël të dylbive që shfaqej nën një cicërimë që e lejonte atë të hynte në funksionin “Birdwatch”.

Në cicërimin e saj të mëparshëm, Wong gjithashtu kishte treguar se si vegla “Birdwatch” do t’u mundësonte përdoruesve të shtojnë shënime në cicërimën që po vlerësojnë. Historia e vlerësimeve të cicërimave që bëhet nga përdoruesit në aspektin e vërtetësisë së tyre, do të mund të vihet më pas në dispozicion për përdoruesit tjerë për të votuar rreth këtij vlerësimi.

Ende ka nevojë që të përmirësohen shumë gjëra rreth kësaj vegle që shërben për ndaljen e dezinformatave. Gjithashtu, nuk është e qartë ende, nëse kjo vegël do të jetë e hapur për të gjithë përdoruesit, apo vetëm për grupe specifike të kontrollorëve të fakteve, ose për grupe të moderatorëve të Twitter-it.

(Artikull nga gadgets.ndtv.com)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere