Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Hezitimet e britanikëve rreth vaksinave: Dezinformata po shpërndahet më shpejtë “se virusi”

HIBRID

Vaksinat Covid tani janë të qasshme për shumicën e popullatës në Mbretërinë e Bashkuar, por disa njerëz – veçanërisht të rinjtë me prejardhje afrikane – ende hezitojnë t’i marrin ato.

Të rriturit me këtë prejardhje dhe personat e moshës 18-21 vjeç, kanë më shumë të ngjarë mos t’i marrin vaksinat, sipas të dhënave nga Zyra për Statistikat Kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar (ONS).

Podcast i Radio 1Xtra të BBC Radio, përmes disa opinioneve me qytetarë, ka parë se arsyeja e mos pranimit për t’u vaksinuar është përhapja e keqinformimit.

YouTube, që nga shkurti i vitit 2020, ka larguar më shumë se 900,000 video që paraqisnin informacione të rrezikshme ose mashtruese në lidhje me Covid, sipas statistikave të dhëna në podcast.

Në një bisedë radio BBC, mjekja afrikano-angleze, Dr. Tosin Sotubo, i cila kishte diskutime të shumta me grupet shoqërore të prekura më shumë nga dezinformata në aspektin e vaksinës, tha:

“Njerëzit janë nervoz për faktin se vaksinimi ka nisur shumë shpejtë dhe, ata po dyshojnë se kjo është një fushatë eksperimentuese dhe se nuk i dinë efektet anësore. Ndërsa disa tjerë kanë edhe çështje religjioze që ndërlidhen me vaksinimin”.

(artikulli i plotë i BBC në gjuhën angleze)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere