Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

A duhet që shkenca e keqe të censurohet nga mediat sociale?

HIBRID

Artikull nga BBC



Të kuptuarit ose keqkuptuarit për çështje shkencore dhe marrjen e vendimeve shëndetësore, mund të ketë pasoja jetë ose vdekje.

Personat e pavaksinuar si rezultat i leximit të informacionit mashtrues në internet, kanë përfunduar në spital ose madje kanë vdekur.

Dhe pretendimet e pasakta ose plotësisht të sajuara për 5G dhe origjinën e Covid-19 janë lidhur me dhunën dhe vandalizmin.

Por heqja e plotë e informacionit të tillë mund të duket shumë si censurë, veçanërisht për shkencëtarët, karriera e të cilëve bazohet në të kuptuarit se faktet mund dhe duhet të kundërshtohen, dhe se provat ndryshojnë.

Shoqëria Mbretërore është institucioni më i vjetër shkencor në botë që funksionon vazhdimisht dhe po përpiqet të përballet me sfidat e paraqitura nga mënyrat tona më të reja të komunikimit të informacionit.

Në një raport të ri, ky institucion këshillon që kompanitë e mediave sociale të mos heqin përmbajtjen që është “e ligjshme, por e dëmshme”. Në vend të kësaj, besojnë autorët e raportit, faqet e mediave sociale duhet të rregullojnë algoritmet e tyre për të parandaluar që ajo të bëhet virale – dhe të ndalojë njerëzit të bëjnë para nga pretendimet e rreme.

Por jo të gjithë pajtohen me këtë pikëpamje – veçanërisht studiuesit që janë ekspertë në gjurmimin e mënyrës se si shpërndahet dezinformata në internet dhe se si i dëmton njerëzit.

Në Qendrën  Kundër-urrejtje Dixhitale (CCDH) thonë se ka raste kur gjëja më e mirë për të bërë është të hiqen përmbajtjet që konsiderohen si shumë të dëmshme, qartazi e gabuar dhe që përhapet gjerësisht.

Plandemic – një video që u bë virale në fillim të pandemisë, ka bërë pretendime të rrezikshme dhe të rreme, të krijuara për të trembur njerëzit nga mënyrat efektive për të reduktuar dëmin nga virusi, si vaksinat dhe maskat. Kjo video u hoq pas një kohe të gjatë nga prezenca në hapësirën digjitale.

“Është një pyetje politike… çfarë ekuilibri shohim midis lirive individuale dhe një lloj forme kufizimesh në atë që njerëzit mund dhe nuk mund të thonë”, thotë Prof Rasmus Kleis Nielsen, drejtor i Institutit Reuters për Studimin e Gazetarisë në Universitetin e Oksfordit.

Prof Nielsen pranon se, megjithëse është një pjesë relativisht e vogël e dietave mediatike të njerëzve, keqinformimi i shkencës mund të çojë në dëmtime joproporcionale.

Por, shton ai, mungesa e besimit te institucionet është një shtytës i madh i dezinformatave: “Unë imagjinoj se ka mjaft qytetarë të cilëve do të konfirmoheshin dyshimet e tyre më të këqija se si funksionon shoqëria, nëse institucionet e krijuara do të merrnin shumë më tepër kompetenca”.

(Artikulli i plotë në BBC)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere