[email protected]
Titulli përgjithësues nuk e qartëson se lajmi ka ndodhur në ShBA
shape
shape
shape

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një artikull i titulluar “Një person i cili u rrëmbye në moshën gjashtë vjeçare gjendet i gjallë”.

Ky lajm është publikuar dje nga mediumi në gjuhën shqipe “kosova-sot.info”.

Ku qëndron problemi me artikullin?

Vendndodhja e lajmit bëhet e ditur vetëm në hyrje të artikullit kur thuhet se “Një burrë i cili u rrëmbye në moshën gjashtë vjeçare ndërsa luante në një park në Kaliforni në vitin 1951…”.

Pse trajtohet artikulli?

Mediumi që ka publikuar tekstin është i regjistruar në Kosovë, në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) dhe ka shumicën e lexuesve shqipfolës (këtu), andaj edhe mos qartësimi në titull se ku ka ndodhur ngjarja, mund të bëjë që audienca të mendojë se bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur në Kosovë.

Për të vërtetuar më shumë rreth asaj që nuk shkon përmbajtjen, më shumë mund të shihet brenda pamjes së artikullit.

Se ngjarja ka ndodhur në Kalifornia të ShBA-së, e dëshmojnë edhe disa artikuj të publikuar në mediat ndërkombëtare, të cilat hibrid.info i ka gjetur, pas hulumtimit me anë të makinave të kërkimit (shih këtu dhe këtu).

Analiza:

Lajmi se është gjetur i gjallë një person i rrëmbyer në moshën gjashtë vjeçare, është i saktë.

Por, në titullin e këtij lajmi, nuk qartësohet se ngjarja ka ndodhur në Kaliforni – ShBa.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Clickbait’.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »