Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Fakte të pa verifikuara për ndikimin e COVID-19 në shëndetin mendor

HIBRID

Agjencia e lajmeve “KosovaPress.com” ka publikuar artikullin me titull “6 shqetësimet e zakonshme që njerëzit përjetojnë për shkak të pasojave të koronavirusit”.

Në këtë artikull shkruan se përveç frikës nga infeksioni, pandemia COVID-19 ka pasoja shumë më të gjera të cilat paraqesin një sfidë të veçantë për shëndetin mendor të grupeve të ndryshme të moshës. Megjithatë, këtij shkrimi i mungon burimi i informacionit se nga cili studim apo hulumtim janë marrë këto fakte.

Lajmi i njëjtë është publikuar edhe nga disa media tjera online, të cilat e kanë cituar si burim agjencinë e lajmeve KosovaPress.com.

Vegëzat e artikullit të botuar në mediat online:

https://kosovapress.com/6-shqetesimet-e-zakonshme-qe-njerezit-perjetojne-per-shkak-te-pasojave-te-koronavirusit/

https://indeksonline.net/%e2%80%8b6-shqetesimet-e-zakonshme-qe-njerezit-perjetojne-per-shkak-te-pasojave-te-koronavirusit/

https://lajme365.com/6-shqetesimet-e-zakonshme-qe-njerezit-perjetojne-per-shkak-te-pasojave-te-koronavirusit/


Në këtë artikull janë listuar disa nga efektet negative të pretenduara që shkaktohen nga COVID-19 në shëndetin mendor. Të gjitha mund të jenë të vërteta, mirëpo asnjëra nuk kanë ndonjë referencë shkencore që e forcon faktin e pretenduar në artikull.

Ekipi i hibrid.info ka bërë hulumtim me disa nga fjalët-kyçe të marra nga ky artikull në makinën e kërkimit “Google” dhe ka gjetur një sërë publikime të ngjashme në gjuhën angleze, të cilat janë të bazuara në referenca, por jo diçka autentike me artikullin e publikuar nga “Kosovapress.com”.


Analiza:

Në këtë artikull mungon burimi i informacionit, që tregon qartë se nga është marrë ky studim. Gjithashtu, faktet që paraqiten në tekst nuk janë të verifikuara. Hibrid.info këtë artikull e kategorizon si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Përmbajtje e pa verifikuar – Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere