Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Titulli paraqet gabimisht përqindjen e popullsisë shqiptare në Malin e Zi

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një përmbajtje e titulluar “Popullsinë e Malit të Zi e përbëjnë 9.97% shqiptarë”.

Artikullin e ka publikuar “kosova-sot.com”, medium me përmbajtje në gjuhën shqipe, dje më 15 tetor (shih këtu).

Çka nuk shkon me përmbajtjen?

Hibrid.info ka gjetur se përqindja e popullsisë shqiptare në Malin e Zi, është paraqitur në mënyrë të pasaktë në titullin e këtij teksti.


Në një pjesë të përmbajtjes së trajtuar, tregohet se përqindja e shqiptarëve në Malin e Zi, është 4,97% (shih këtu).

Duke qenë se këto të dhëna kanë ardhur nga regjistrimi i popullsisë së vitit 2023, i publikuar nga Monstat, Zyra e Statistikave në Malin e Zi, hibrid.info ka kontrolluar në ueb-faqen e këtij institucioni për të konfirmuar përqindjen e popullatës shqiptare në këtë shtet.

Në komunikatën e shkruar tregohet se shqiptarët përbëjnë 4,97% të popullsisë së Malit të Zi (shih këtu).

Hibrid.info ka hulumtuar dhe ka gjetur artikuj në gjuhën shqipe ku konfirmohet përqindja e treguar nga Monstat-i (shih këtu, këtu dhe këtu).


Analiza:

Pretendimi në titullin e artikullit të publikuar nga “kosova-sot.com”, se shqiptarët në Malin e Zi janë 9,97%, është i pasaktë.

Të dhënat sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 2023, tregojnë se shqiptarët përbëjnë 4,97% të popullsisë në Malin e Zi.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info vlerëson së kjo përmbajtje është “Gabim”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin përmbajtjet informative në të cilat, gjatë procesit të përpilimit apo publikimit, paraqiten gabime duke publikuar informacion të pasaktë (sidomos kur kemi të bëjmë me informacione në shifra) ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara mirë, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere