Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se në Kosovë nga janari do të lejohet doganimi i veturave të vjetra deri në 20 vjet

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet pretendimi se nga 1 janari, do të mund të doganohen veturat e vjetra deri në 20 vjet.

Pretendimi ka ardhur me anë të një mbishkrimi në një imazh (këtu), të publikuar në TikTok nga një llogari me emrin “arsimtoverlani”.

Cila është e vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se ligji në fuqi nuk e lejon importimin e veturave më të vjetra se dhjetë vjet.

Për të vërtetuar se pretendimi, hibrid.info ka hulumtuar brenda ligjit për automjete. Në ligjin e aprovuar në vitin 2017, në nenin 44, tregohet se “Në Kosovë nuk mund të importohen vetura më të vjetra se dhjetë (10) vjet” (shih këtu).

Hibrid.info ka gjetur edhe përmbajtje që tregon se brenda këtij viti në Kuvendin e Kosovës, ka pasur përpjekje për ndryshimin e pikës së këtij neni (shih këtu), çka dëshmon se lejimi i importit për veturat e vjetra deri në dhjetë vjet, është ende në fuqi.

Përmbajtja e publikuar në TikTok deri në momentin e trajtimit nga Hibrid.info ka grumbulluar mbi 410 mijë shikime dhe ka marrë mbi 2700 pëlqime.

Analiza:

Pretendimi se nga 1 janari do të mund të importohen veturat e vjetra deri në 20 vjet, është i pasaktë.

Në Kosovë ende është në fuqi ligji, që përcakton se nuk mund të importohen vetura më të vjetra se dhjetë vjet.

Andaj bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere