Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar
[ ARTIKULLI ]

Shifrat në përqindje për kandidatët për kryeministër, janë të rreme

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një postimi të publikuar me mbishkrimin “Kush është kandidati më i mirë për Kryeministër”, paraqiten disa shifra në përqindje si dhe figurat e katër kandidatëve për kryeministër të Kosovës.

Albin Kurti – LVV 86%, Bedri Hamza – PDK 7%, Lumir Abdixhiku – LDK 6% dhe Ramush Haradinaj – AAK 1%.

Fotografia mban logon e televizionit ATV, ndërsa u publikua me datë 13 nëntor në TikTok nga llogaria “folejadardanis”.

Çka nuk shkon me këtë postim?

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se imazhi është publikuar nga televizioni ATV në faqen zyrtare në Facebook, por në të nuk figurojnë përqindjet e lartcekura. (këtu)

Postimi në faqen zyrtare në Facebook nga ATV u publikua me datë 8 nëntor.

Pra, llogaria në TikTok ka marrë këtë imazh nga ATV dhe më pas i ka vënë përqindjet tek secili kandidat, duke e paraqitur si sondazh.


Analiza:

U publikua një imazh me figurat e katër kandidatëve për kryeministër të Kosovës, e që secilit prej tyre i është vënë një shifër në përqindje. Ky imazh mban mbishkrimin “Kush është kandidati më i mirë për Kryeministër”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, u vërtetua se në këtë imazh është ndërhyrë. Postimi fillimisht është bërë nga televizioni ATV në faqen zyrtare në Facebook, në të cilën vërehet se nuk figurojnë përqindjet.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim të bërë në TikTok si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere