Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Artikull me titull të sajuar që pretendon se do të ketë “valë të vdekjeve” nga COVID-19

HIBRID

Portali i dyshimtë “GazetaProgresi.com”, ka publikuar një artikull në titullin e të cilit shkruan se “pritet të vijë vala e vdekjeve në botë si pasojë e virusit Korona”.

Ky artikull përmban titull të rremë, ndërsa përmbajtja e tij është e vjetër dhe nuk përputhet asgjë me atë që pretendohet në titull.

Teksti i publikuar në GazetaProgresi.com:

Ja kur pritet të shpërthej vala e ‘Vdekjeve’ nëpër botë nga koronavirusi

Fillimisht dukej sikur masat e izolimit do të zgjasnin së tepërmi, mbase deri në fund të pushimeve verore.Kështu ishte deri para rreth dy javësh. Mandej, krejt papritmas, moti ndryshoi – si në aspektin atmosferik, ashtu edhe atë metaforik. Kufizimet kanë nisur tani të hiqen në Gjermani, Spanjë, Greqi dhe gjetkë. / Hap marketingun 5 sekonda dhe shfaqen Pamjet Ekskluzive

Vegëza e artikullit të publikuar në GazetaProgresi.com:

https://gazetaprogresi.com/ja-kur-pritet-te-shperthej-vala-e-vdekjeve-neper-bote-nga-koronavirusi/

Lajmi në këtë artikull, pas hulumtimit rezultoi të jetë i vjetër, i publikuar në muajin maj të këtij viti. Gjithashtu, ky portal i dyshimtë e ka përdorur vetëm një pjesë nga ky lajm i vjetër, i cili nuk përputhet me atë që pretendohet përmes titullit (vala e re e vdekjeve), por shkruan rreth valës së dytë të virusit Korona.

Vegëzat e artikullit origjinal të publikuar në mediat online:

https://insajderi.org/kur-do-te-shpertheje-vala-e-dyte-e-koronavirusit/
http://www.standard.al/2020/05/24/ja-kur-pritet-te-shpertheje-vala-e-dyte-e-koronavirusit/

Analiza:

Ky artikull përmban titull të sajuar, ndërsa përmbajtja është e vjetër dhe nuk përputhet asgjë me pretendimin e bërë në titull. Ky shkrim kategorizohet si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere