Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Përmes fotografisë së vitit 2014 pretendohet se u bllokua trafiku në Zvicër pas vizitës së Kurtit

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një imazh me anë të cilit pretendohet se takimi i Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës me mërgatën në Zvicër, ka shkaktuar bllokim trafiku atje.

Kjo përmbajtje është publikuar në Facebook nga portali “lecanton27.ch”, i  vetëquajtur si gazeta e parë shqipe në Zvicër.

Si qëndron e vërteta?

Fotografia me anë së cilës është paraqitur pretendimi për bllokada në trafik, pas vizitës së kryeministrit Kurti në Zvicër, është e vjetër.


Hibrid.info ka hulumtuar përmes programit të automatizuar të kërkimit, “InVID”, dhe ka gjetur një artikull të publikuar në vitin 2014, nga “swissinfo.ch” medium me bazë në Zvicër, në të cilin është bashkangjitur fotografia e mësipërme e trafikut.

Shih fotografinë më poshtë:


Analiza:

Pretendimi se në Zvicër është bllokuar trafiku pas vizitës së kryeministrit Albin Kurti në Zvicër, është i pasaktë.

Fotografia më anë të së cilës është paraqitur pretendimi është e vitit 2014.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere