Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Artikull me titull të sajuar për mbylljen e shkollave

HIBRID

Portali i dyshimtë “Fjalët.com” ka publikuar një artikull përmes me lajmin e pretenduar për mbyllje të shkollave deri në muajin mars. Përveç kësaj, në përmbajtje të këtij artikulli thuhet se një kategori e fëmijëve do të përfitojnë tablete falas për të ndjekur mësimin online.

Ky artikull përmban titull të rremë, ndërsa përmbajtja e tij është marrë nga një kronikë e TV Klan në Shqipëri. Në këtë video flitet për një platformë online e quajtur ‘Akademi.al’, e cila mund të shkarkohet falas për të ndjekur mësimin online në rast të mbylljes së shkollave nga virusi Korona.

Teksti i plotë i publikuar në portalin Fjalët.al:

Nga e hëna këto shkolla do të mbyllen deri në muajin Mars dhe tablete falas për këtë kategori të fëmijëve

Nëse ndodh që të ketë infektim dhe klasat duhet të mbyllen, nxënësit duhet të vazhdojnë në kushte shtëpie dhe nuk e humbasin mësimin.

Akademi.al është platform shumëdimensionale dhe e thjeshtë në përdorim ku çdo mësues, nxënës dhe prindër kanë akses në përdorim. Platforma është falas ndërkohë që videot janë për të gjitha lëndët. / Hap marketingun 5 sekonda dhe shfaqen Pamjet Ekskluzive


Pjesë nga prononcimi i Ministres së Arsimit në Shqipëri, Evis Kushi, e cila foli rreth platformës online ‘Akademi.al’:

“Nëse ndodh që të ketë infektim dhe klasat duhet të mbyllen, nxënësit duhet të vazhdojnë në kushte shtëpie dhe nuk e humbasin mësimi. Akademi.al është platformë shumëdimensionale dhe e thjeshtë në përdorim ku çdo mësues, nxënës dhe prindër kanë akses në përdorim. Platforma është falas ndërkohë që videot janë për të gjitha lëndët”, u shpreh Kushi.

Video e prezantimit të platformës ‘Akademi.al’ në TV Klan:


Analiza:

Artikulli nga portali i dyshimtë ‘Fjalët.com’ përmban titull të sajuar, i cili nuk përputhet me tekstin. Lajme të tilla synojnë të tërheqin lexuesit të klikojnë në mënyrë që të përfitohet materialisht përmes klikimeve. Ky shkrim kategorizohet si “Clickbait” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere