Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Deklarata e një burimi të vetëm paraqitet si fakt për numrin e viktimave në vendin e punës

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një artikull i titulluar “Alarmante/ 17 vde*kje në vendin e punës këtë vit”.

Përmbajtja me këtë titull është publikuar të hënën (21 korrik), nga mediumi online “frontonline.net”.

Çka nuk shkon me pretendimin?

Hibrid.info ka gjetur se pretendimi i paraqitur në titull si fakt i kryer, ka ardhur duke iu referuar vetëm një burimi, përkatësisht kryetarit të Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Ndryshe nga titulli, hibrid.info ka gjetur se në përmbajtje të këtij artikulli sqarohet se shifra prej “17 vdekjesh në vendin e punës” është nxjerrë nga prononcimi i kryetarit Azemi për “Front Online” (shih këtu).

Por, në disa media të tjera, të martën (22 korrik), janë publikuar artikuj duke iu referuar një komunikate të Inspektoratit Qendror të Punës, organ i cili bën monitorimin e zbatimit të legjislacionit nga fusha e marrëdhënies së punës dhe sigurisë e shëndetit në punë. Në të njëjtit artikuj, thuhet se sipas komunikatës, nga janari e deri më tani shtatë persona kanë vdekur në vendin e punës (shih këtu dhe këtu).

Kjo nënkupton se ekzistojnë shifra të ndryshme për humbjet e jetëve të punëtorëve në vendin e punës, gjatë këtij viti.Ndryshe nga titulli, hibrid.info ka gjetur se në përmbajtje të këtij artikulli sqarohet se shifra prej “17 vdekjesh në vendin e punës” është nxjerrë nga prononcimi i kryetarit Azemi për “Front Online” (shih këtu).

Analiza:

Pretendimi për 17 vdekje në vendin e punës, është paraqitur si fakt i kryer, duke mos specifikuar në titull se informata është bazuar në deklaratën e kreut të Sindikatës së Sektorit Privat.

Ndërkohë, sipas të dhënave zyrtare nga Inspektorati Qendror i Punës, të cilat mungojnë në artikullin e lartpërmendur, janë shënuar shtatë raste vdekjesh në vendin e punës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Raportim i një anshëm”.

Arsyetimi:

Vlerësim si “Raportim i njëanshëm” merr ajo përmbajtje informative e cila vërehet qartë se bën favorizim të fakteve, qëndrime dhe përfundime që përputhen me një narrativë të veçantë, shpesh duke mos respektuar rregullin e kontaktit me palën tjetër kur bëhet fjalë për pretendime që janë të dëmshme për reputacionin e dikujt ose të portretizuar nga akterë të caktuar me një qasje negative. Një nga format e raportimit të njëanshëm është paraqitja selektive e fakteve, ku theksohen fakte që mbështesin një tezë të caktuar, ndërsa faktet që nuk e konfirmojnë atë janë lënë pas dore.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere