Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Lansohen 5 aplikacione nga HibridLAB

HIBRID

Pesë aplikacione inovative për ta luftuar çrregullimin informativ, për ta avancuar edukimin medial dhe për ta ndërtuar një mjedis digjital transparent dhe të besueshëm janë lansuar nga HibridLAB, program i Organizatës Action for Democratic Society (ADS)/ hibrid.info.

Dje, me 18 dhjetor 2024, Hirbdi.info ka organizuar një konferencë, ku para të pranishmëve dhe opinionit ka prezantuar aplikacionet e ndërtuara nga HibridLAB, si pjesë e Projektit “Luftimi i Narrativave Dezinformuese përmes Inovacionit dhe Mësimit Eksperimental”. Ky projekt, i mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, synon të ofrojë zgjidhje konkrete për të përmirësuar informimin në hapësirën digjitale përmes zhvillimit të aplikacioneve teknologjike të bazuara në inteligjencë artificiale.

Projekti fuqizon vizionin e Hibrid.info për potencialin e kombinimit të kreativitetit dhe teknologjisë për të sjellë ndryshime të prekshme në infosferën digjitale në vend dhe më gjerë.

Shkëlzen Osmani, Drejtor dhe themelues i ADS/Hibrid, dhe i HibridLab, prezantoi detajet e projektit, duke theksuar rëndësinë e aplikacioneve digjitale si zgjidhje për sfidat e keqinformimit. “Përmes këtij projekti, ne vendosëm që t’i ofrojmë audiencës tonë zgjidhje direkte përmes aplikacioneve, për ta shmangur keqinformimin që vjen nga hapësira digjitale. HibridLAB ishte zgjidhja”, tha ndër të tjera ai.

Tuje, Osmani ka shtjelluar se zhvillimi i Programi i HibridLab ka përfshirë tri faza kryesore: Trajnimin intensiv për studentët e përzgjedhur nga fusha e Teknologjisë së Informacionit dhe Gazetarisë; Inkubimin e ideve, ku përzgjidhen dhe zhvillohen projektet më premtuese; si dhe Akselerimin e ideve, duke i shndërruar ato në produkte të qëndrueshme dhe të dobishme për publikun.

Nga ana tjetër, Jennifer Lawson, Këshilltare për Çështje Publike nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, theksoi rëndësinë e kësaj iniciative. “Kjo konferencë dëshmon përkushtimin e përbashkët në luftimin e keqinformimit. Mbështetja jonë për HibridLab synon të fuqizojë shoqërinë kosovare dhe të ndihmojë në ndërtimin e një mjedisi informativ më të besueshëm dhe të drejtë,” deklaroi ajo.

Në konferencë u prezantuan pesë aplikacione inovative të krijuara nga studentët pjesëmarrës pjesë e HibdirLAB:

  • Aplikacioni për vlerësimin e transparencës në media;
  • Aplikacioni për kontrollin dhe vlerësimin automatik të Clickbait-it;
  • Aplikacioni për identifikimin e pretendimeve;
  • Loja edukative për edukimin medial;
  • Aplikacioni për informim kredibil.

Ndërkohë, në videon prezantuese të lansimit të pesë aplikacioneve, u theksua se ky është vetëm fillimi i këtij rrugëtimi, duke u konfirmuar tutje se projekti do të vazhdojë me krijimin edhe të aplikacioneve tjera në vazhdimësi.

Tutje, u tha se HibridLAB ka fokus të plotë për të shfrytëzuar zgjidhjet e bazuara në teknologji dhe inteligjencën artificiale për të adresuar sfidat e epokës digjitale. Si një anëtar aktiv i Global Alliance for Media Innovation (GAMI), mbetet në vazhdimësi i përkushtuar për ta promovuar inovacionin, transparencën dhe mendimin kritik në peizazhin mediatik.

Konferenca për lansimin e aplikacioneve mblodhi së bashku përfaqësues nga misionet diplomatike, organizatat ndërkombëtare, Organizata Joqeveritare vendore, përfaqësues mediash, profesorë universitarë dhe përfaqësues nga sektori i TIK.

Ky projekt pritet të luajë një rol të rëndësishëm në fuqizimin e mediave dhe edukimin e publikut, duke adresuar sfidat komplekse të çrregullimit informativ në Kosovë dhe më gjerë.

Video e konferencës

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere