Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se KQZ-ja nuk e ka certifikuar koalicionin “Lista për Familjen”

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pretendohet se nuk e ka certifikuar koalicionin “Lista për Familjen” për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit, 2025.

Ky pretendim u publikua dje (23 dhjetor) në formë postimi në Facebook nga një llogari që mban emrin “Lule Gjeli“.

E vërteta?

Pas hulumtimit të kryer online nga hibrid.info, u vërtetua se ky pretendim është i rremë.


Hibrid.info ka kërkuar në Google me fjalët kyçe “KQZ nuk e certifikon Listën për Familjen”, por që një pretendim i tillë nuk është gjetur i publikuar në asnjë medium kredibil.

Dje (23 dhjetor) mediumi online “GazetaExpress” raportoi se KQZ-ja ka certifikuar edhe 16 subjekte politike, e që në mesin e tyre figuron edhe “Koalicioni për Familje”.


Kontekst

Deputetët Eman Rrahmani dhe Visar Korenica janë larguar nga Lëvizja Vetëvendosje, për t’iu bashkuar koalicionit “Lista për Familjen”, të Aleancës Kosova e Re (AKR) dhe Partisë së Drejtësisë (PD).

Koalicioni “Lista për Familjen” me datë 11 dhjetor ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për të garuar në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Prijës i kësaj liste është Eman Rrahmani.


Analiza:

U pretendua se KQZ nuk e ka certifikuar koalicionin “Lista për Familjen” për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit, 2025.

Pas verifikimit të fakteve u vërtetua se ky pretendim është i rremë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere