Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Zemaj nuk tha se do të mbyllen kufijtë gjatë dimrit

HIBRID

Portali i dyshimtë “Fjalet.com” ka publikuar një artikull me pretendim se ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se do të mbyllen kufijtë deri në pranverë, si pasojë e rritjes së  numrit të rasteve pozitive me virusin Korona.

Ky artikull përmban titull të sajuar dhe nuk përputhet me tekstin. Gjithashtu, përmbajtja ka lajm të cunguar/pjesshëm, i cili nuk argumenton titullin, përfshi edhe pretendimin për mbyllje të kufijve gjatë dimrit, deri në fillim të pranverës.

Teksti i artikullit të publikuar nga portali i dyshimtë “Fjalet.com”:

Ministri Zemaj: Do të mbyllen kufijtë përsëri dhe në pranverë bëhet hapja prap kur të qetësohemi

Ministria e Shëndetësisë ka filluar të shqyrtojë masa të reja për parandalimin e përhapjes më të madhe të coronavirusit në Republikën e Kosovës.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka thënë se mbyllja e kufijve dhe kufizimi i lëvizjes në zonat më të prekura me COVID-19 janë dy nga masat të cilat janë duke u shqyrtuar. / Hap marketingun 5 sekonda dhe shfaqen Pamjet Ekskluzive

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “Fjalet.com”:

https://fjalet.com/fs/2020/10/27/ministri-zemaj-do-te-mbyllen-kufijte-perseri-dhe-ne-pranvere-behet-hapja-prap-kur-te-qetesohemi/?fbclid=IwAR1fq3PAZY09nuSCzPoV3J-35REgCg7p5xClAdERF1NmfbzbIGVHazH7cbs

Prononcimin për media Zemaj e dha me datën 26 tetor, duke thënë se mbyllja e kufijve dhe kufizimi i lëvizjes në zonat më të prekura me COVID-19 janë dy nga masat të cilat janë duke u shqyrtuar.

Pra, këto masa ende nuk kanë hyrë në fuqi, si dhe nuk është përmendur se kufijtë do të jenë të mbyllur deri në pranverë.

Më poshtë mund të lexoni prononcimin e plotë të Zemajt:


Analiza:

Artikulli i publikuar nga “Fjalet.com” përmban titull të sajuar, i cili nuk përputhet me tekstin. Lajme të tilla kënë për synim dezinformimin e lexuesit, si dhe rritjen e klikimeve nëpër postimet në rrjete sociale. Ky shkrim kategorizohet si “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere