Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Sondazhi i vitit 2021 paraqitet rrejshëm si aktual

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një imazh që pretendon se paraqet një sondazh, ku tregohet mbështetja elektorale ndaj subjekteve politike në Kosovë, para zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Kjo fotografi është publikuar dje (21 janar) në TikTok nga një llogari me emrin “sondazhe.ks”, me mbishkrimin që pretendon se bëhet fjalë për një sondazh të fundit.

Sa është kredibil sondazhi?

Hibrid.info ka gjetur se kemi të bëjmë me një sondazh të publikuar në vitin 2021, para zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.

Rezultatet e këtij sondazhi janë: Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – 43.8 %, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 21.1 %, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 17.2 %, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 7 %, Nisma Socialdemokrate – 2.9 %, Refuzoj të përgjigjem – 4 %, I pavendosur – 3.2 % dhe të tjerë – 1 %.


Hibrid.info ka hulumtuar përmes programit të automatizuar të kërkimit, “InVID”, dhe ka gjetur se e njëjta fotografi ishte paraqitur në një artikull të publikuar më 29 janar të vitit 2021, në mediumin online, “klankosova.tv”.

Çka tregon se kemi të bëjmë me një sondazh të institutit për matje te opinionit publik, “PIPOS”, që ishte prezantuar në Rubikon të Klan Kosovës, para zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit në atë vit.


Rreth sondazheve

Sondazhi i fundit (17 dhjetor) që u qarkulloi në media ishte nga kompania “UBO Consulting”, e cila sqaroi se sondazhi për partitë politike është bërë nga shërbimi OMNIBUS.


Analiza:

Sondazhi që tregon mbështetjen elektorale ndaj subjekteve politike në Kosovë, i realizuar nga instituti “PIPOS” është i saktë.

Por, ndryshe nga se pretendohet, sondazhi ishte realizuar në vitin 2021.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere