Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Publikohet lajm i vjetër me titull të rremë

HIBRID

Portali i dyshimtë “Specialja.com” ka publikuar artikullin me titull “Rrëshqet dheu në lagjen e famshme të Prishtinës, deri tani numërohen kaq viktima”.

Ky artikull përmban titull të sajuar, ndërsa lajmi është i vjetër i cili është publikuar më 9 dhjetor të vitit 2017. Gjithashtu, në këtë ngjarje nuk ka pasur viktima, siç shkruan në titullin e artikullit nga “Specialja.com”.

Teksti i plotë i publikuar në portalin e dyshimtë “Specialja.com”:

Rrëshqet dheu në lagjen e famshme të Prishtinës, deri tani numërohen kaq viktima

Një rrëshqitje e dheut ka ndodhur në Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë nga një ndërtim i lartë që ndërtohet aty.

Arsim Gllogu e ka zhvendosur familjen e tij nga shtëpia në Lagjen e Muhaxherëve në Rrugën “Bedri Shala” për shkak të rrëshqitjes së dheut të shkaktuar nga punët që po bëhen në realizim të ndërtimeve të larta.

Ndërtimi i lartë po bëhet nga investitori “Driloni Com”. / Hap marketingun 5 sekonda dhe shfaqen Pamjet Ekskluzive

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “Specialja.com”:

https://specialja.com/2020/10/30/rreshqet-dheu-ne-lagjen-e-famshme-te-prishtines-deri-tani-numerohen-kaq-viktima/?fbclid=IwAR2qZ3HbdGQEwUTZXzji_8RrClrvksEo7d-3Ri8ypdJMDpprj4URn4wZbS0

Pas hulumtimit, është parë se ngjarja e paraqitur në përmbajtje të artikullit në Specialja.com, kishte ndodhur më 9 dhjetor të vitit 2017, në Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë, ku përpos shembjes së dheut të shkaktuar nga punët që po bëhen në realizim të ndërtimeve të larta, nuk kishte pasur viktima.

Më poshtë mund ju paraqesim disa vegëza të artikullit origjinal të publikuar në kohë reale nga disa media online:

https://telegrafi.com/shembet-dheu-ne-lagjen-e-muhaxhereve-rrezikohen-shtepite-video/


Analiza:

Artikulli i publikuar në “Specialja.com” përmban titull të rremë që nuk përputhet me përmbajtjen, si dhe lajmi është i vjetër. Ky shkrim kategorizohet si “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.


Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere