Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Imazhet që kinse paraqesin fabrikën e municioneve dhe dronëve në Kosovë, të gjeneruara me IA

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Në grupin “DIASPORA me ALBININ” në Facebook, të hënën (22 dhjetor) u publikua një postim që përmban dy imazhe, ndërsa në përshkrim pretendohet se pamjet paraqesin fabrikën e municioneve dhe të prodhimit të dronëve luftarakë.

“Fabrik Munocjonesh + Prodhim të Dronëve Luftarak … ehhh te Lumt ALBIN KURTI”, shkruan në përshkrimin e këtij postimi, që u publikua në këtë grup nga llogaria me emrin “Met’i Kosova”.

Çka nuk shkon më këto imazhe?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se këto imazhe nuk janë reale. Ato janë gjeneruar përmes Inteligjencës Artificiale (IA).

Hibrid.info ka përdorur platformën për detektimin e IA “Hivemoderation.com”. Imazhi i parë rezulton të jetë i gjeneruar me IA me një mundësi prej 88.7%, ndërsa imazhi i dytë me një mundësi prej 97.7%. (shih fotografitë më poshtë)


Pos që është konstatuar përmes platformës online, në to vërehen edhe me sy deformime vizuale, si gishta jo normalë, flamuri i Kosovës i deformuar dhe forma joreale e municioneve. (shih fotografitë më poshtë)


Grupi “DIASPORA me ALBININ” në Facebook aktualisht numëron mbi 12 mijë e 500 anëtarë.

Ky postim, deri në shkrimin e këtij artikulli, ka arritur të grumbullojë mbi 2 mijë e 600 reagime, 251 komente e 178 shpërndarje. (shih fotografinë më poshtë)


Analiza:

Përmes një postimi të publikuar në grupin në Facebook “DIASPORA me ALBININ” pretendohet se paraqet imazhe të fabrikës së municioneve dhe prodhimit të dronëve luftarakë në Kosovë.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, u konstatua se këto imazhe nuk janë reale, por janë gjeneruar nga inteligjenca artificiale.

Analiza përmes platformës Hivemoderation.com tregoi probabilitet shumë të lartë që të dy këto imazhe të jenë të krijuara me IA (88.7% dhe 97.7%).

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere