Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Artikull me deklaratë të vjetër të Thaçit për gjendje të jashtëzakonshme

HIBRID

Portali i dyshimtë “Specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “Presidenti tregon se së shpejti do të shpallim gjendje të jashtëzakonshme në vend”.

Ky artikull është i vjetër, i cili ishte publikuar me datën 17 mars. Ky portal i dyshimtë ka përdorur një pjesë të tekstit nga përshkrimi i një video kur presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kishte propozuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë si pasojë e pandemisë COVID-19. Ndërsa në artikullin e Specialja.com, ky lajm i vjetër është publikuar duke pretenduar që ta paraqes në kontekstin aktual.

Teksti i artikullit të publikuar në “Specialja.com”:

Presidenti tregon se së shpejti do të shpallim gjendje të jashtëzakonshme në vend

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka propozuar Kuvendit të Kosovës dekretin për gjendje të jashtëzakonshme në Kosovë.

Presidenti Thaçi ka njoftuar se pas mbledhjes me Këshillin e Sigurisë dhe pas konsultimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, propozoi dekretin për gjendje të jashtëzakonshme. Në këtë kohë, në rrethana të pa përjetuara në Kosovë dhe rajon / Ju ftojmë të hapni marketingun për pak sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive

Vegëza e artikullit të publikuar në “Specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2020/10/30/presidenti-tregon-se-se-shpejti-do-te-shpallim-gjendje-te-jashtezakonshme-ne-vend/?fbclid=IwAR2n-5wFcqpziJWWz-77v2sd75KVC74z7R3YrGT8yi8s0g8mCFv8CsOvNQw

Më poshtë mund të shihni videon nga kanali zyrtar i televizionit  ABC News në Youtube, kur presidenti Thaçi kishte propozuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme më 17 mars.


Analiza:

Portali i dyshimtë “Specialja.com” ka përdorur një lajm të vjetër, duke e ripublikuar dhe cilësuar atë si aktual. Ky shkrim kategorizohet si “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere