info@hibrid.info
Si t’i raportojmë përmbajtjet keqinformuese e fyese në media sociale
shape
shape
shape
EDU

Shkroi: Fatbardh Dema

Mediat sociale shpesh shfrytëzohen për të shpërndarë përmbajtje keqinformuese, mashtruese e fyese, duke ndikuar negativisht në opinionin publik dhe sigurinë e përdoruesve.

Për të mbrojtur një hapësirë të shëndetshme digjitale, është e rëndësishme që përdoruesit të raportojnë përmbajtjet e dëmshme, duke ndihmuar në uljen e ndikimit të tyre dhe ruajtjen e një debati konstruktiv.

Edukimi digjital dhe verifikimi i burimeve para se të shpërndajmë një informacion janë hapa të rëndësishëm për të luftuar keqinformimin. Mediat sociale gjithashtu kanë një rol kyç në monitorimin dhe heqjen e përmbajtjeve të dëmshme, por angazhimi i përdoruesve në raportimin e tyre e bën këtë proces më efektiv.

Hibrid.info ju tregon se si të raportoni këto lloj përmbajtjenë platformat si Facebook, Instagram, TikTok, X (ish-Twitter) e Youtube.


Facebook

Në postim në pjesën e sipërme (anën e djathtë) shfaqen tri pika. Ju duhet të klikoni në to dhe pastaj të zgjedhni opsionin “Report” (Raporto). Më pas shfaqet një tabelë me disa opsione përmes së cilave ju mund të zgjedhni arsyen e raportimit të atij postimi. (shih fotografitë më poshtë)


Instagram

I njëjti opsion si në Facebook është edhe në Instagram. (shih fotografitë më poshtë)


TikTok

Nëse hasim në një përmbajtje keqinformuese apo fyese në TikTok, atë mund ta raportojmë duke klikuar në të njëjtën shigjetë që përdorim për të shpërndarë atë me kontaktet tona. Pastaj shfaqet opsioni “Report” (Raporto) dhe pas klikimit në të shfaqen opsionet për të zgjedhur arsyet e raportimit. (shih fotografitë më poshtë)


X (ish-Twitter)

Në platformën X, në anën e djathtë të postimit poashtu gjenden tri pika. Pasi të klikoni në to shfaqen disa opsione e në njërën nga to është edhe Report (Raporto). Kur të klikonë në këtë opsion atëherë shfaqet një tabelë me opsionet për të zgjedhur arsyet e raportimit të asaj përmbajtjeje. (shih fotografitë më poshtë)


Youtube

Në pjesën e poshtme në anën e djathtë të secilës video në Youtube shfaqen tri pika, pasi të klikohet në të shfaqet opsioni Report (Raporto) dhe më pas mund të zgjedhni një nga opsionet. (shih fotografitë më poshtë)

Share With Others

Translate »