• Rreth hibrid.info
  • Metodologjia
  • Impresumi
  • Korrigjime dhe demante
  • Kontakti
  • ADS
  • Publikimet
    • Raportet Mujore Monitoruese
    • Raportet
  • Partnerët
  • Raporto
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
      • Raportet
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    No Result
    View All Result
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
      • Raportet
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    No Result
    View All Result
    No Result
    View All Result
    Home Analizë

    Pretendime keqinformuese u bënë për mashtrime me para, BBVA dhe punësim në Gjermani

    Festim Rizanaj by Festim Rizanaj
    25/04/2023
    in Analizë, Ballina, Çrregullimi informativ, EDU, Highlights, Media
    0
    Pretendime keqinformuese u bënë për mashtrime me para, BBVA dhe punësim në Gjermani
    0
    SHARES
    0
    VIEWS
    Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

    Në muajin mars dominuan Clickbait dhe Dezinformata, temat sociale – Policia e Kosovës institucioni, Albin Kurti figura më e përfolur

    Gjatë muajit mars 2023 temat mbi të cilat janë krijuar dhe shpërndarë përmbajtje keqinformuese janë për dhënie të pasurisë, programin “Big Brother Vip Albania”, punësimin në Gjermani, kryeministrin Kurti, vrasje, pretendime të pabaza se serbët janë nën presion të institucioneve të Kosovës dhe tema tjera.

    Temat mbi të cilat më së shumti janë krijuar dhe shpërndarë publikime keqinformuese nga media të ndryshme janë ato për çështjet sociale. Tema kryesore në fushën sociale janë disa artikuj të raportuar si mashtrim, ku përmes fotografive false krijohen rrëfime të trilluara se persona të ndryshëm po dhurojnë pasuri.

    Temat politike, edhe gjatë këtij muaji, janë në vendin e dytë në kontekst të zhvillimeve politike e të sigurisë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me theks të veçantë për disa pretendime pa fakte të mediave në gjuhën serbe për presion e sulme të organizuara nga Kosova kundër komunitetit serb, keqinformime për kryeministrin Kurti etj.

    Numri më i madh i publikimeve keqinformuese kanë marrë vlerësime “Clickbait” me 27%, e cila pasohet nga kategoria “Dezinformatë” me 26%.

    Si rezultat i monitorimit të llojeve të publikuesve të keqinformimit, ky muaj karakterizohet nga fakti se mediat reale dhe faqe/grupe/profile të ndryshme në mediat sociale kanë publikuar më së shumti përmbajtje keqinformuese dhe atë në përqindje të njëjtë (45% secila prej këtyre dy llojeve të mediave) gjatë muajit mars 2023.

    Në muajin mars institucioni më i përfolur ka qenë Policia e Kosovës nga mediat në gjuhën serbe ndërlidhur me zhvillimet në veri, ndërsa figura më e përfolur mbetet edhe për këtë muaj kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    Këto të dhëna, dolën nga raporti monitorues që paraqet gjendjen e keqinformimit për muajin mars të vitit 2023 tek përmbajtjet që ndërlidhen me Kosovën, bazuar në të dhënat e siguruara nga platforma për kontroll të fakteve – hibrid.info. Raporti është i ideuar nga platforma për kontroll të fakteve hibrid.info, pjesë e OJQ-së kosovare “Action for Democratic Society” (ADS) dhe mbështetët nga fondacioni amerikan “National Endowment for Democarcy” (NED) në kuadër të projektit “Promovimi i Gazetarisë Objektive dhe Luftimit të Dezinformatës”.

    Të dhënat e monitorimit për këtë periudhë njëmujore tregojnë se mediat reale, mediat sociale dhe portalet e dyshimta kanë shpërndarë më së shumti keqinformime për dhe rreth Kosovës në kategorinë clickbait me 27%, dezinformatë me 26% dhe mashtrim 14%. Vlerësime “Clickbait” kryesisht kanë marrë keqinformimet për kronikën e zezë dhe çështjet sociale, si vrasje, zhdukje, protesta, shëndeti i fëmijëve, punësimi në Gjermani, punëtorët etj. Artikujt keqinformues të kategorizuar si “Dezinformatë” i përkasin fushës sociale në të cilat trajtohen punësimi në Gjermani dhe Zvicër, diaspora në Zvicër, transporti rrugor, programi “Big Brother Vip Albania” dhe çështje të sigurisë lidhur me veriun e Kosovës, derisa nuk kishte publikime keqinformuese në fushën politike. Edhe në kategorinë vlerësuese “Mashtrim” kanë mbizotëruar temat sociale.

    Gjatë këtij muaji (mars 2023), temat kryesore mbi të cilat mediat kanë krijuar dhe shpërndarë përmbajtje keqinformuese janë për dhënie të pasurisë, programin “Big Brother Vip Albania”, punësimin në Gjermani, kryeministrin Kurti, vrasje, pretendime të pabaza se serbët janë nën presion të institucioneve të Kosovës dhe tema tjera. Edhe ky muaj, sikurse muaji paraprak (shkurt 2023), karakterizohet nga shpeshtësia e temave sociale, ndërsa kishte dukshëm më pak për veriun e Kosovës dhe dialogun Kosovë-Serbi, ndonëse temat politike janë në vendin e dytë menjëherë pas çështjeve sociale. Pothuajse të gjitha keqinformimet për çështje sociale janë publikuar në gjuhën shqipe, kryesisht nga mediat sociale dhe më pak nga mediat reale dhe portalet e dyshimta, ndërsa artikujt me përmbajtje politike janë publikuar nga mediat në gjuhën serbe dhe në gjuhën shqipe. Vlen të përmendet se fushat kryesore të keqinformimit janë çështjet sociale me 36%, politika shumë më pak me 16% dhe kronika e zezë me 14%.

    Mediat reale me 45% dhe mediat sociale me 45%, po ashtu, kanë publikuar numrin më të madh të përmbajtjeve keqinformuese për këtë periudhë njëmujore monitoruese prej 90% gjithsej, ndërsa portalet e dyshimta kanë publikuar 10% të këtyre përmbajtjeve. Prej mediave reale, shumica dërrmuese e tyre janë në gjuhën shqipe për kronikë të zezë dhe çështje sociale më së shumti, si dhe dukshëm më pak artikuj keqinformues për politikë. Ndërsa, mediat reale në gjuhën serbe kanë krijuar dhe shpërndarë artikuj vetëm për çështje politike, të sigurisë dhe sundimit të ligjit lidhur me zhvillimet në Kosovë. Sa i përket mediave sociale, në Facebook janë shpërndarë më së shumti keqinformime prej 69%, e cila pasohet nga TikTok me 25%, si dhe Twitter e Reddit me 3% secila prej tyre. Pothuajse të gjitha publikimet në media sociale janë në gjuhën shqipe, në të cilat mbizotërojnë keqinformimet për temat sociale, pasuar nga showbiz, politika, siguria dhe moti. Sipas monitorimit, 81% e publikimeve janë publikuar nga mediat në gjuhën shqipe, 16% nga ato në gjuhën serbe dhe 2% nga media në gjuhë të tjera (anglisht dhe rusisht).

    Institucioni më i përfolur, gjatë muajit mars 2023, është Policia e Kosovës nga mediat në gjuhën serbe, në pretendimet e tyre të pavërteta se qytetarët serbë në Kosovë janë nën presion dhe kërcënim të Policisë së Kosovës. Prej personaliteteve, edhe këtë muaj, kryeministri Albin Kurti është më i përfoluri për çështje politike dhe të sigurisë nga mediat në gjuhën shqipe dhe serbe.

    Festim Rizanaj

    Festim Rizanaj

    Related Posts

    Rrjedha e keqinformatave në lidhje me sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës
    Analizë

    Rrjedha e keqinformatave në lidhje me sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës

    30/09/2023
    Pretendohet rrejshëm se në tetor Kosova do të furnizohet me pajisjet ushtarake turke “Boran 105mm”
    Analizë

    Pretendohet rrejshëm se në tetor Kosova do të furnizohet me pajisjet ushtarake turke “Boran 105mm”

    30/09/2023
    Pretendim i paverifikuar se janë katër sulmues serbë të vrarë dhe identiteti i njërit prej tyre fshihet
    Analizë

    Pretendim i paverifikuar se janë katër sulmues serbë të vrarë dhe identiteti i njërit prej tyre fshihet

    30/09/2023
    • Trending
    • Comments
    • Latest
    Edhe 11 raste të reja me coronavirus në Kosovë, ndërsa shërohen dy pacientë

    Edhe 11 raste të reja me coronavirus në Kosovë, ndërsa shërohen dy pacientë

    0
    Manuale për fact checking

    Manuale për fact checking

    0
    Si t’i dalloni lajmet e rreme në kohën e fushatës në rrjete sociale

    Si t’i dalloni lajmet e rreme në kohën e fushatës në rrjete sociale

    0
    Mediet në Kosovë gjatë periudhës së COVID-19

    Mediet në Kosovë gjatë periudhës së COVID-19

    0
    Rrjedha e keqinformatave në lidhje me sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës

    Rrjedha e keqinformatave në lidhje me sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës

    30/09/2023
    Pretendohet rrejshëm se në tetor Kosova do të furnizohet me pajisjet ushtarake turke “Boran 105mm”

    Pretendohet rrejshëm se në tetor Kosova do të furnizohet me pajisjet ushtarake turke “Boran 105mm”

    30/09/2023
    Pretendim i paverifikuar se janë katër sulmues serbë të vrarë dhe identiteti i njërit prej tyre fshihet

    Pretendim i paverifikuar se janë katër sulmues serbë të vrarë dhe identiteti i njërit prej tyre fshihet

    30/09/2023
    Petkoviq pretendon rrejshëm se në mesin e Policisë së Kosovës gjatë aksionit në Banjskë kishte vrasës me pagesë

    Petkoviq pretendon rrejshëm se në mesin e Policisë së Kosovës gjatë aksionit në Banjskë kishte vrasës me pagesë

    29/09/2023
    Facebook Twitter Youtube LinkedIn
    • Rreth hibrid.info
    • Metodologjia
    • Impresumi
    • Korrigjime dhe demante
    • Kontakti
    • ADS
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
      • Raportet
    • Partnerët



    +383(0)44313428


    info@hibrid.info

    Copyright © 2023 hibrid.info

    No Result
    View All Result
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
      • Raportet
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    • Rreth hibrid.info
    • Metodologjia
    • Impresumi
    • Korrigjime dhe demante
    • Kontakti
    • Raporto
    • Partnerët

    Copyright © 2023 hibrid.info

    Raporto

    0 / 50
    0 / 1000