Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”… Të fundit | Kujtesa që chatbot-i ruan për ty mund të formësojë realitetin informativ që… Të fundit | Kur fotografia nuk identifikohet me ngjarjen Të fundit | SMS mashtrues në emër të një banke
[ ARTIKULLI ]

Gabimisht u raportua se të dielën Prishtina ishte ndër qytetet me ajrin më të ndotur

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Disa media online në gjuhën shqipe raportuan dje (4 maj) se Prishtina është në mesin e qyteteve me ajrin më të ndotur në botë.

Artikulli me këtë pretendim u publikuar nga portalet informative si, “Infosot.com”, “Gazeta10.com”, “Gazetainfokus.com”, “Kosovapost.net”, “Demokracia.com”, “Frontonline.net” dhe “Arbresh.info”.

E vërteta?

Pas verifikimit të fakteve u vërtetua se pretendimi është i pasaktë. Prishtina dje (4 maj) ishte në mesin e qyteteve me ajrin më të pastër në botë.


Përmbajtja e artikullit të publikuar nga portalet e lartcekura:

Prishtina, edhe këtë të diel është në mesin e qyteteve më ajrin më të ndotur në botë.

Kjo sipas ranglistës së “IQAir” që bën matjen e ajrit në të gjitha shtetet e botës.

Sipas këtyre matjeve, Prishtina renditet e 91-ta në listë, ku vlera e nivelit të grimcave të dëmshme PM është 33.


Hibrid.info ka hulumtuar në platformën “IQAir” dhe ka vërtetuar se Prishtina më 4 maj ishte në pozitën e 91-të dhe kishte indeksin e cilësisë së ajrit 33.

Bazuar në këtë ranglistë, qytetet që kanë cilësinë e ajrit nga 0 deri në 50 vlerësohen se kanë ajrin e mirë (të pastër).

Sot, më 5 maj, Prishtina renditet në pozitën e 62-të me cilësinë e ajrit (nivelin e grimcave të dëmshme 50), që po ashtu është në mesin e qyteteve me ajër të pastër.


Analiza:

Më 4 maj, disa media online në gjuhën shqipe raportuan gabimisht se Prishtina ishte në mesin e qyteteve me ajrin më të ndotur në botë. Ky pretendim doli të jetë i pasaktë pas verifikimit nga Hibrid.info në të dhënat zyrtare në platformën “IQAir”.

Sipas këtyre të dhënave, Prishtina kishte indeksin e cilësisë së ajrit 33, që cilësohet si ajër i mirë. Edhe më 5 maj, me indeksin 50, Prishtina vazhdon të jetë në mesin e qyteteve me ajrin më të pastër.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Gabim”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin përmbajtjet informative në të cilat, gjatë procesit të përpilimit apo publikimit, paraqiten gabime duke publikuar informacion të pasaktë (sidomos kur kemi të bëjmë me informacione në shifra) ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara mirë, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere