Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim pa fakte se Prattipati iu bashkua takimit Osmani–Kurti

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

U publikua një artikull i titulluar “Që dy orë në takim, Osmanit e Kurtit në takim iu bashkohet edhe ambasadorja amerikane”.

Ky lajm është publikuar sot (2 korrik) nga mediumi online “indeksonline.net”.

Cila është e vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se e ngarkuara me punë e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Anu Prattipati, ka shkuar në Presidencë për një takim me presidenten Vjosa Osmani, pa praninë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.


Informacioni i pretenduar në titullin e artikullit të publikuar nga IndeksOnline, është paraqitur edhe në përmbajtje, kur thuhet se: ”Këto momente në takim është bashkuar edhe ushtruesja e detyrës së ambasadores amerikane në Kosovë, Anu Prattipati. Ndërkaq, në kreun e tekstit shkruan se: “Ka dy orë që po vazhdon takimi i mbyllur mes presidentes Osmani dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti”.

Madje, në shkrim pretendohet se ky medium ka siguruar edhe momentin kur Prattipati ka shkuar me nxitim në presidencë për tu bërë pjesë e diskutimeve mes dy liderëve shtetërorë, i paraqitur me një video 9 sekondëshe të publikuar në faqen zyrtare në Facebook.

Por, pas hulumtimit të burimeve online të informacionit dhe të akterëve pjesëmarrës në këtë takim, nga njoftimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe institucionit të Presidencës, nuk ka konfirmime se Prattipati ishte prezent gjatë takimit Kurti–Osmani (shih këtu dhe këtu).

Hibrid.info ka gjetur edhe një raportim nga mediumi “Gazeta Express”, ku thuhet se presidentja Osmani u takua me të ngarkuarën me punë në ambasadën amerikane, por pas takimit që pati me Kurtin. Gjithashtu, thuhet se takimi në fjalë nuk kishte të bënte me takimet e liderëve partiakë që e para e vendit ka planifikuar t’i zhvillojë sot (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi se e ngarkuara me punë në ambasadën amerikane në Prishtinë iu bashkua në takim presidentes Osmani dhe kryeministrit në detyrë Kurti, nuk është i saktë.

Anu Prattipati ka pasur një takim të veçantë vetëm me presidenten Osmani, por jo me të dy liderët.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson artikullin me këtë pretendimin si “Përmbajtje e paverifikuar”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere