Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se ekziston video-incizim që dëshmon se Ramush Haradinaj ka qenë në dijeni për sulmin në Banjskë

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Faqja “Lajme Nga Bota” dhe llogaria “Televizioni SuperSky” në Facebook, të mërkurën (15 tetor) kanë publikuar një postim me pretendimin se në disa “video-incizime” të Fatmir Shehollit, i cili u arrestua nën dyshimin për spiunazh, thuhet se është gjetur një video-incizim me të cilin bëhet e ditur se Ramush Haradinaj ka qenë në dijeni për sulmin në Banjskë.

Sipas këtij postimi, pretendohet se Sheholli ka deklaruar gjatë presionit policor se Haradinaj e dinte paraprakisht se çfarë do të ndodhte atë natë në Zubin Potok, ndërsa përmendet edhe se policia dhe AKI-ja i kanë konfiskuar disa video-incizime të tjera.

E vërteta?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se një informacion i tillë nuk është gjetur i publikuar në asnjë media kredibile. Çka e bën edhe më të dyshimtë këtë informacion, është edhe fakti se në të ka shumë gabime drejtshkrimore.

Përshkrimi origjinal i publikuar nga faqet e lartcekura:

Skandaloze:

Nga video incizimet e spijunit Fatmir Sheholli gjendet video incizimi që Ramush Haradinaj ka qenë në dijeni për sulmin në Bajnska, nga presioni policor qê i është bërë shehollit, ai ka pranuar dhe ka deklaruar edhe me gojë se Ramush Haradinaj ishte në dijeni për atë natë se çfar do të ndodhte në Bajnska të Zubin Potokut, nga burimet policore deklarojnë se spijuni Fatmir Sheholli ka edhe shum video incizime që iu kanë konfiskuar nga policia e Kosovës në bashkpunim me AKI-në, nga presioni policorë për të treguar të tjerët për spijunazh, sheholli nga depresioni ka kërkuar trajtim mjeksorë, dhe se ka pranuar se do ti tregoj të gjithë vetëm të mos i bëhet presion i lartë nga njesitet policore.


Hibrid.info hulumtoi në Google me fjalët kyçe “video incizimi që Ramush Haradinaj ka qenë në dijeni për sulmin në Bajnska”. Mirëpo, rezultatet nuk shfaqin asnjë informacion të publikuar në media kredibile në lidhje me këtë çështje. (shih këtu)

Rreth faqes “Lajme Nga Bota” dhe llogarisë “Televizioni SuperSky”:

Në seksionin “About” (Për ne) të faqes “Lajme Nga Bota” mungojnë informacionet si kontakti apo adresa. (shih këtu)

Kjo faqe në postimin e lartcekur, deri në shkrimin e këtij artikulli, ka arritur të grumbullojë 125 komente, 27 komente dhe 337 shpërndarje. (këtu)

Në seksionin “About” të llogarisë “Televizioni SuperSky” figuron një ueb-faqe me emrin “skymediagroup.info”, por kjo faqe nuk hapet kur klikohet. (këtu)

Postimi i bërë nga kjo faqe, ka arritur të grumbullojë 219 reagime, 136 komente dhe 102 shpërndarje. (këtu)


Analiza:

Faqja “Lajme Nga Bota” dhe llogaria “Televizioni SuperSky” në Facebook kanë publikuar një pretendim se në “video-incizime” të Fatmir Shehollit, i arrestuar nën dyshimin për spiunazh, gjendet një video ku Ramush Haradinaj thuhet të ketë qenë në dijeni për sulmin në Banjskë.

Pas verifikimit nga hibrid.info, u konstatua se asnjë media kredibile nuk ka publikuar një informacion të tillë. Gjithashtu, postimi përmban shumë gabime drejtshkrimore dhe nuk ekzistojnë prova apo burime të besueshme që e mbështesin pretendimin.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere